FMN: Bien rezervat në dollarë

Prishtinë | 02 Pri 2018 | 15:47 | Nga

Pjesa e dollarit amerikan në rezervat globale në valutë të raportuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka rënë në tremujorin e fundit 2017 në nivelin më të ulët në katër vite, por është rritur përqindja e rezervave në valuta të tjera.

Rezervat në dollarë kanë rënë për 4 tremujorë radhazi, ndërkohë që valuta amerikane është dobësuar në vitin e kaluar prej pritshmërive se edhe banka të tjera qendrore do të nisin tkurrjen monetare. Pavarësisht rënies, dollari zë ende pjesën më të madhe të rezervave në valutë.

Rezervat globale janë aktive të bankave qendrore të mbajtura në valuta të ndryshme, që përdoren kryesisht për të mbështetur pasivet e tyre. Bankat i kanë përdorur disa herë rezervat për të mbështetur valutat respektive.

Rezervat e mbajtura në dollar amerikan u rritën në 6.28 trilionë dollarë, apo 62.7 për qind të totalit gjatë tremujorit të fundit 2017, krahasuar me 6.13 trilionë apo 63.5 për qind të totalit që ishte në tremujorin e tretë, shkruan “The Business Times” përcjell Telegrafi.

Pjesa e dollarit në rezervat në valutë në të gjithë botën ka arritur nivelin më të ulët që prej tremujorit të katërt 2013, ku preku 61.2 për qind, sipas të dhënave të FMN. Rezervat globale në euro, që mbajnë vendin e dytë pas dollarit, arritën në 20.15 për qind në tremujorin e katërt, në rritje nga 20 për qind që ishin në të tretin.

Kjo është përqindja më e madhe në 3 vite, por poshtë majës së arritur në vitin 2009 prej 28 për qind. Të dhënat e FMN treguan se rezervat globale në valutë u rritën në 11.425 trilionë dollarë, që është niveli më i lartë që prej tremujorit të dytë 2015.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme