FMN e shqetësuar me vonesën e formimit të institucioneve

Prishtinë | 29 Gus 2017 | 10:38 | Nga

Ministri në detyrë i Financave Agim Krasniqi, është takuar sot me përfaqësuesin e Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovën Ruud Vermeulen. Në këtë takim u diskutua për trendet e politikës fiskale dhe ekonomike, si dhe për ekzekutimin e buxhetit të vitit 2017.

Agim Krasniqi dhe Vermeulen ndanë shqetësimin e përbashkët se vonesa në konstituimin e institucioneve të reja po shkakton sfida në vazhdimin e reformave të nevojshme fiskale, përfshirë këtu edhe reformën e skemave përfituese të veteranëve të luftës, njofton Ministria e Financave.

Gjatë takimit, Ministri Krasniqi theksoj përkushtimin e Ministrisë së Financave për përmbushjen e obligimeve të Kosovës si anëtare e FMN-së për mbarëvajtjen e stabilitetit makro-financiar. Në këtë drejtim, ai e siguroi përfaqësuesin e FMN-së se Ministria e Financave vazhdon të monitorojë ekzekutimin e shpenzimeve buxhetore në baza ditore për të mbarëvajtje në niveli të lartë të disiplinës fiskale.

Të ngjashme