FMN-ja kërkon rishqyrtimin e Projektligjit për Pagat, ka shqetësime edhe për veteranët

Prishtinë | 30 Tet 2018 | 11:10 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përfunduar vizitën në Kosovë, anëtarët e të cilit kanë zhvilluar një sërë takimesh më përfaqësues të lartë dhe ekspertë të institucioneve qeveritare.

Me këtë rast, ministri i Financave (MF), Bedri Hamza dhe udhëheqësja e Misionit të FMN-së për Kosovë, Stephanie Eble, kanë mbajtur konferencë për medie.

Hamza tha se për gjatë dy javëve me përfaqësuesit e FMN-së kanë diskutuar për ecurinë e buxhetit aktual, buxhetin për vitin e ardhshëm dhe për nenin katër të ligjit i cili rregullon çështjet e Qeverisë me FMN-në. Hamza tha se presin që buxheti aktual të përmbushet në masë 98-99 për qind.

Hamza theksoi se presin që deficiti buxhetor te jetë më pak se 2 për qind në fund të viti.

“Jemi të detyruar t’i bëjmë disa ndryshime në buxhet sepse është e domosdoshme sepse kemi lëvizje buxhetore”.

Hamza tha se e kanë diskutuar në detaje buxhetin për vitin 2019 dhe bëri të ditur se është qëndrim i përbashkët më FMN-në që të vazhdojnë të ruajnë rregullin e bankave dhe rregullin e bilancit tregtar.

Kreu i MF-së vlerësoi se dallimet në parashikimet ekonomike mes FMN-së dhe Qeverisë janë shumë të vogla, rreth 30 milionë euro.

“Sa i përket projeksioneve ekonomike, FMN-ja është pak më ulët se ne, e vlerësojmë këtë, por dallimet janë shumë simbolike. Kemi dallime simbolike edhe rreth projeksioneve. Ne e kemi miratuar buxhetin me një diferencë simbolike. Janë disa milionë euro që kemi dallim te projeksionet, por kjo nuk e ndryshon qasjen e përbashkët. Dallimin e kemi për rreth 30 milionë euro që duhet të jenë më pak të hyra të planifikuara”.

Hamza tutje tha se është e mirëpritur nga FMN-ja fakti që u është dhënë prioritet rendit dhe ligjit, shëndetësisë, arsimit. Ai ka deklaruar se nëse rritet buxheti për këta sektorë atëherë duhet të rritet edhe efekti në këta sektorë.

Hamza u shpreh se Kosova qëndron mirë nëe aspektin fiskal, por kjo sipas tij, nënkupton që të ndërmarrin veprime që kanë kosto.

“Duhet të jemi të kujdesshëm me koston e këtyre projekteve. Përveç që jemi pajtuar Kosova ka stabilet makrofiskal, nuk kemi dallime edhe të aspekti i rrisqeve”.

Ministri Hamza ka garantuar se buxheti për vitin e ardhshëm nuk bazohet në ngritjen e normave të tatimit, por në rritjen ekonomike dhe rritjen e performancës së administrueseve të buxhetit.

“Besojmë që kemi projeksione shumë të përafërta edhe sa i përket rritjes ekonomike dhe buxhetit të vitit të ardhshëm. Sa i përket skemës sociale, le t’i marrin ata që kanë nevojë dhe le të largohen ata që s’kanë nevojë për skemën”.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, deklaroi se sektori financiar po shënon rritje të vazhdueshme, si në kredi, depozita dhe asete.

“Bankat janë mirë të kapitlizuara dhe janë likuide. Zhvillime pozitive kemi edhe të norma e interesit. Norma e interesit ka rënë në 6.3 për qind për biznese dhe ekonomi familjare. Kjo tregon lehtësime që janë bërë në qasje të financave. BQK-ja është e sigurt që do te kemi përkrahje të vazhdueshme nga FMN-ja”.

Guvernatori Mehmeti theksoi se vlerë e kredive joperformuëse është e vogël, andaj sipas tij ata marrin kthim nga ata që marrin kredi, raporton EO.

“Kreditë hipotekarë kanë filluar të zhvillohen shumë vonë. Pjesëmarrja e tyre total sillet në 14.2 për qind. Është vlerë e vogël e kredive jo-përforcuese. Jemi duke i kushtuar vëmendje të veçantë këtij sektori, sikur edhe sektorëve të tjerë. Kemi kthim nga ata që marrin kredi”.

Udhëheqësja e Misionit të FMN-së për Kosovë, Stephanie Eble, tha se Kosova vazhdon të ketë stabilet ekonomik qe është parakusht për krijimin e vendeve të punës.

Ajo tha se pritet që Kosova të ketë rritje më të madhe ekonomike në rajon për 4 për qind, por pavarësisht kësaj, vlerësoi se kjo nuk është e mjaftueshme për ta zënë hapin me vendet e tjera.

“Presim që ekonomia të rrite për 4 për qind, ndër me të lartët të rajon. Kjo është mbështetur nga investimet, remitancat. Nuk mjafton për të zënë hapin me shtetet e tjera”.

Ajo tha se edhe projekt buxheti për vitin 2019 është politikë adekuatë, por gjithashtu përmendi disa shqetësime, në mesin e të cilave është edhe skema veteranëve të UÇK-së.

“I kemi disa shqetësime sa i përket projektbuxhetit, skemat për veteranët  do të vazhdojë. Janë shtyre përpara disa iniciativa që nuk janë produktive. Nga ana e shpenzimeve, për të mbuluar shpenzimet duhet të vazhdohet tutje reforma me listën e veteranëve”.

Ajo ka kërkuar rishqyrtimin e Projektligjit për Pagat si pasojë e shpenzimeve të mëdha, derisa vlerësoi se ai nuk garanton pagë të barabartë për punën e njëjtë.

“Projektligji për pagat duhet të rishqyrtohet jo vetëm për kosto të lartë, por edhe nuk ofron pagë të barabartë për punë të barabartë. Çdo mbështetje e Qeverisë për termocentralin e ri duhet të jenë në përputhje me rregullën fiskale, raporton EO.

“Nismat fiskale, siç është Ligjin për Pagat dhe përfitimet e lehonisë janë në shqyrtim e sipër”.

Ajo ka kërkuar që këtë një rishikim të plotë skemës sociale, në mënyrë që nga ajo të përfitojnë të varfëritë dhe jo ata që nuk kanë nevojë.

“Duhet liruar mjetet financiare për kategoritë që vërtetë kanë nevojë”.

EkonomiaOnline

DREJTPËRDREJT – Ministri i Financave, Bedri Hamza, dhe udhëheqësja e Misionit të FMN-së për Kosovë, Stephanie Eble, mbajnë konferencë për medie me rastin e përfundimit të vizitës së këtij misioni të në Kosovë

Posted by EkonomiaOnline on Tuesday, October 30, 2018

Lexo më shumë:

Të ngjashme