FMN rrit në 4.3 % parashikimin për rritjen ekonomike të Kosovës

Ruud Vermeulen
Prishtinë | 11 Nën 2017 | 13:39 | Nga

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) po e rishikon parashikimin e tij për rritjen ekonomike të Kosovës në vitin 2017, por ende konsideron se modeli i saj ekonomik është i paqëndrueshëm.

Në një prononcim për agjencinë e lajmeve Reuters, përfaqësuesi i FMN-së në Kosovë, Ruud Vermeulen, ka thënë se ata kishin paraparë rritje prej 3.5 për qind por statistikat zyrtare tregojnë se ekonomia në Kosovë ka shënuar rritje prej 4.3 për qind në vitin 2017.

“Rritja është e lartë, por mbështetet në një model të paqëndrueshëm, i udhëhequr nga konsumi dhe investimet në sektorët jo të tregtueshëm, që para se gjithash, financohen nga remitencat, dhe si rezultat është papunësia e lartë dhe aktivitet i ulët”, ka thënë Vermeulen.

Llogaritet se remitencat nga afro 800 mijë kosovarë që jetojnë në vendet perëndimore e përbëjnë afro 13 % të prodhimit kombëtar.

Të ngjashme