FMN vlerëson “punën impresionuese” të ATK-së gjatë vitit 2019

Prishtinë | 21 Jan 2020 | 14:02 | Nga Ekonomia Online

Sot është mbajtur takimi përmbyllës i FMN-së i cili ka monitoruar dhe vlerësuar punën e bërë në ATK. Ky mision në fokus ka pasur vlerësimin e zbatimit të Planit Afatmesëm të Reformës 2019-2021, konkretisht objektivat e parapara në këtë plan, siç janë trajtimi i borxheve tatimore, avancimi i funksionit të kontrollit tatimorë, rimbursimi i TVSH-së, si dhe avancimi i teknologjisë informative.

Drejtori i përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj, falënderoi ekipin e FMN-së dhe u zotua se do të vazhdojë edhe më tutje në realizimin e objektivave të parapara dhe përmirësimin e kapaciteteve.

“Në këtë takim, FMN-ja ka bërë një vlerësim të jashtëzakonshëm për punën e bërë përgjatë vitit 2019 të cilin vlerësim e kanë pasqyruar në Draft Raportin e dorëzuar sot drejtorit të Përgjithshëm”, thuhet në një komunikatë shtypi të ATK-së.

Njëkohësisht FMN konfirmon se do te vazhdojë me përkrahjen e saj në zhvillimin e proceseve të rëndësishme të punës së Administratës Tatimore të Kosovës.

Të ngjashme