Fondi Monetar zgjedh presidenten e re

Prishtinë | 26 Sht 2019 | 11:59 | Nga Ekonomia Online

Ekonomistja bullgare Kristalina Georgieva është zgjedhur si drejtoresha e re e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Georgieva e cila më parë ishte shefe ekzekutive e Bankës Botërore, bëhet personi i parë nga një ekonomi në zhvillim që drejton FMN-ën, përcjell Telegrafi.

Ajo do të pasojë Christine Lagarde, e cila u largua nga kjo pozitë për t’u bërë presidente e Bankës Qendrore Evropiane.

Georgieva është një ekonomiste 66-vjeçare, vajza e një inxhinieri civil, ku studioi ekonomi politike dhe sociologji në Institutin e Lartë të Ekonomisë, Karl Marx në Sofje, deri sa Bullgaria ishte ende nën sundimin komunist.

Pasi u diplomua në vitin 1976, ajo vazhdoi si studiuese e Këshillit Britanik në London School of Economy.

Që atëherë, ajo ka krijuar një sfond të fortë në Bankën Botërore dhe Komisionin Evropian, duke mbajtur role të ndryshme të larta në të dy institucionet.

Kreu i FMN-së ka qenë tradicionalisht evropian që kur ky institucion u krijua në vitin 1945. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme