Franca rrit deficitin buxhetor

Prishtinë | 17 Dhj 2018 | 10:22 | Nga Ekonomia Online

Deficiti buxhetor i Francës ka gjasa të tejkalojë kufirin e Bashkimit Europian prej 3 për qind të PBB-së vitin e ardhshëm dhe të arrijë 3.4 për qind,

Kështu u shpreh presidenti i Asamblesë Kombëtare Richard Ferrand sipas Reuters. Franca pritet të thyejë kufirin e deficitit pasi Presidenti Emmanuel Macron i bëri lëshime protestuesve antiqeveritarë më parë këtë muaj, duke bërë një gropë prej 10 miliardë eurosh në buxhet.

“Ne marrim përgjegjësinë për të patur një deficit më të lartë se sa pritet, ndoshta në 3.4 për qind të prodhimit kombëtar bruto. Por do të jetë një kulm ciklik, jo një trajektore strukturore”, tha Ferrand.

Macron njoftoi rritjen e pagave për punëtorët më të varfër dhe një ulje taksash për shumicën e pensionistëve, raporton Reuters.

Para njoftimeve të tij, deficiti i Francës pritej të arrinte 2.8 për qind në 2019. Komisioneri ekonomik i BE, Pierre Moscovici tha se një tejkalim i pritshëm i kufirit të deficitit nga Franca mund të tolerohet vetëm nëse do të jetë e përkohshme.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme