Frutex gati të paguajë 50% më shtrenjtë rrymën – Palushi: Po rrezikohet tregu, 4 milionë kg mollë s’mund të grumbullohen

Prishtinë | 01 Sht 2022 | 12:43 | Nga Ekonomia Online

Pronari i kompanisë “Frutex”, Shaqir Palushi ka deklaruar se janë të gatshëm të paguajnë 50% më shtrenjtë rrymën nëse nuk u ndalet.

Sipas tij, po u rrezikohen të gjitha linjat e prodhimit duke u rrezikuar seriozisht humbja e tregjeve të jashtme.

Ai ka bërë të ditur se për shka ktë mungesë së rrymës, do të pamundësohet të grumbullohen 4 milionë kg mollë nga fermerët.

Postimi i plotë:

Kërkesë nga Kompania Frutex drejtuar KEDS

Për shkak të problemeve  me furnizim me energji si pasoj e kapaciteteve prodhuese të KEK-ut dhe rritjes së çmimit të energjisë elektrike në tregun ndërkombëtar, ne jemi të gateshëm që  të paguajmë 50 % me çmim më të lartë për energjinë e shpenzuar, me kusht që mos të ketë ndërprerje, pasiqë ndërprerjet e shumta përveç që rrezikojnë linjat prodhuese ato janë bërë edhe problem në përmbushjen e  kërkesave për eksport duke u  rrezikuar seriozisht humbja e tregjeve të jashtme.

Gjithashtu për shkak te mungese së energjisë elektrike nuk mund të aktivizohet linja e përpunimit të frutave duke pamundësuar që të grumbullohen 4 milionë kg mollë nga fermerët sa kemi paraparë për këtë vit.

Kompania Frutex gjatë ditës do ta përgatis edhe kërkesën zyrtare për KEDS dhe shpresojmë të arrijmë në një  marrëveshje.

Të ngjashme