FSP-PTK peticion kundër vazhdimit të kontratës me Z-mobile

Prishtinë | 11 Mar 2019 | 13:24 | Nga Ekonomia Online

Federata Sindikale e pavarur e Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës të hënën ka iniciuar një peticion për të kundërshtuar vazhdimin e kontratës me kompaninë “Z-Mobile”.

Kjo pasi më 30 korrik të këtij viti skadon kontrata aktuale, që sipas kësaj Federate ka qenë “tejet e dëmshme për Telekomin e Kosovës”, raporton Koha Ditore.

Ajo ka kërkuar që me çdo kusht të mos vazhdohet kontrata siç e ka quajtur “korruptive” ndërmjet Telekomit dhe Z-Mobile.

Në tekstin e peticionit thuhet se kontrata në fjalë i ka mundësuar “Z-Mobile” që të shfrytëzojë rrjetin e Telekomit, ndërsa fitimin ta marr vet.

“Ngarkesat në rrjet dhe degradimi i shërbimeve tona për shkak të shërbimeve jo-konkurruese të Z-Mobile. Rreth 110 milionë euro humbje për këto vite nga Z-Mobile. Vazhdimi i kësaj kontrate është falimentim për Telekomin e Kosovës dhe humbje e vendeve të punës për punëtorët”, thuhet në tekstin e Peticionit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme