FSP-PTK reagon ndaj Autoritet të Konkurrencës, përkahë vendimin e Qeverisë për dhënien e numrave për shfrytëzim

Prishtinë | 08 Pri 2020 | 19:41 | Nga Ekonomia Online

Federata Sindikale e Pavarur e Postes dhe Telekomit të Kosovës (FSP-PTK) përmes një komunikate për medie ka reaguar ndaj Autoritetit të Konkurencës, ku kjo e fundit ka thënë se Qeveria nuk mund ti diskriminojë kompanitë tjera telefonike

Reagimi i plot:

Federata Sindikale e Pavarur e Postes dhe Telekomit të Kosovës (FSP-PTK)

Këto ditë kemi parë nëpëmjet mediave reagime aspak të qëndrueshme nga Autoriteti i Konkurrencës dhe nga disa grupe të interesit të ngushtë me pushtetet e kaluara, odat ekonomike, konkurencen, në lidhje me një goditje të re që po përgatitjen t’ia japin Telekomit të Kosovës.

Bëhet fjalë për Vendimin e Qeverisë së Kosovës për përjashtimin e Telekomit të Kosovës nga Ligji për Prokurimin publik sipas neneve 3.1 dhe 9.4 si shërbime me rëndësi të veçantë shtetërore. Ky është dhe vendimi i parë që një Qeveri ka marrë në mbrojtje dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi për sigurinë kombëtare e që lidhet drejtpërdrejtë me punën tonë dhe rëndësinë e Telekomit të Kosovës.

Për fat të keq Qeveritë e kaluara kanë folur më shumë për privatizimin e Telekomit se sa për mbështetjen dhe zhvillimin e tij. Kështu ato kanë ndalur edhe mundësinë e investimeve në Telekom duke e reduktuar në mënyrë katastrofike fuqinë dhe pjesëmarrjen në treg të Telekomit të Kosovës.

Në Qeveritë e kaluara kanë qenë të shpeshta kontratat të cilat në pamje të parë e kanë respektuar gjoja konkurrencën por në fakt e kanë përjashtuar paligjshëm Telekomin e Kosovës.

Autoriteti i Konkurrencës nuk mund të reagojë shabllon, pa hulumtuar e marrë përgjigje të plota nga stafi profesional jo vetëm i Telekomit por edhe i organeve të sigurisë si dhe nga Bordi i Telekomit për gjendjen dhe pozitën e Telekomit të Kosovës. Gjendje kjo aspak e mirë financiare për shkak të abuzimeve në të kaluarën. Autoriteti duhet të ketë parasysh që janë mbi 2300 familje që preken në rast se dëmtohet me falimentim Telekomi i Kosovës dhe i gjithë rrjeti i shërbimeve të sigurisë dhe të publikut. Ndaj duhet përgjegjësi e lartë kur deklarohen për çështje të konkurrencës.

Është e papranueshme qasja që rrjetin dhe asetet e Telekomit të Kosovës të ofrohen pa asnjë pengesë nga Telekomit për çdo kompani tjetër në treg që ka nevojë dhe me përdorimin e këtyre aseteve kompanitë e tjera të konkurrojnë pandershëm për kontrata publike në shërbime të cilat Ligji për infrastrukturën kritike, Ligji për përgjimet e komunikimeve elektronike, Ligji për mbrojtjen nga konkurrenca dhe Ligji për Prokurimin publik ia mbron të drejtat Telekomit të Kosovës.

Kompania publike ku ne punojmë është mbajtur në këmbë nga puna intenzive me orar e paorar të pjesës teknike ( inxhinierë, teknik) dhe punëtorëve të tjerë ndërsa ka qenë e sulmuar nga të gjitha anët me kontrata rrënuese dhe nga përjashtimi i vazhdueshëm nga kontratat publike.

Është e pavend që sërish po sulmohet Telekomi i Kosovës, tash duke sulmuar paligjshëm dhe padrejtësisht vendimin e Qeverisë që më në fund ka vendosur rregull për këtë çështje me rëndësi të sigurisë shtetërore.

I bëjmë thirrje të gjithëve, të mendohen e reflektojnë më me gjakftohtësi kur për interesa të tyret politike godasin Telekomin e Kosovës, këtë herë duke atakuar vendimin e drejtë të Qeverisë.

Me respekt
Kryesia e FSP-PTK,se

Të ngjashme