Furnizimi me rrymë sfidë për bizneset, liberalizimi i tregut mund të shtyhet edhe për 3 vjet

Prishtinë | 08 Maj 2019 | 11:12 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe Klubi  i Prodhuesve kanë organizuar konferencën “E ardhmja dhe sfidat e energjisë së ripërtërishme në Kosovë”.

Drejtori Ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve, Astrit Panxha ka vlerësuar problem shqetësues për bizneset furnizimin me energji elektrike, raporton Ekonomia Online.

Ai shtoi se në bazë të të dhënave del se rreth 300 milionë euro ka pasur humbje në sektorin e prodhimit.

“Ne kemi fokus për sektorin e energjisë elektrike sepse nga paslufta ka pasur mungesa dhe i ka kushtuar humbje të mëdha sektorit të prodhimit. Nga statistikat rreth 300 milionë euro ka pasur humbje në sektorin e prodhimit. Liberalizimi i tregut, lidhja me tension të ulët, vendimi për tarifat janë disa nga shqetësimet që Panxha paraqet që bizneseve po u krijohen”.

Kur foli për liberalizmin e tregut ai tha se kjo çështje mund të shtyhet për tri vjet.

“Disa pika shqetësuese për ne është, liberalizimi i tregut. Ne kemi avokuar që ky proces të shtyhet për një vit por në e shohim të arsyeshme të shtyhet edhe për tri vite pasi operatoret nuk janë të gatshëm të punojnë në këtë sektor”.

“Çështja tjetër është lidhja në tension të ulët që nënkupton vetëm konsumatorët familjarë apo bizneset e vogla ndërsa në transmisione të mesme dhe të larta u mohohet dhe kjo ndikon drejtpërdrejt në funksionin e kompanive prodhuese. Po ashtu vendimi i fundit ku janë përcaktuar tarifat prapë ne nuk jemi të kënaqur”.

“Çmimi ka qenë 90 euro për kilovat, por nuk janë marrë parasysh investimet që duhet të merren në këtë sektor. Shumë vendime janë duke u marrë pa analizë, pa u konsultuar sektorë të ndryshme duke u thirr në të mirën publike”.

“Nëse nuk kemi një rregullator të projekteve atëherë edhe financimi i tyre do jetë i pamundur. Kërkojmë të kemi sa më shumë lehtësira që ë lejohet edhe financimi për të rritur kapacitetet e energjisë së ripërtërishme”.

Kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi tha se vazhdimisht po diskutojnë për alternativë më të mirë të furnizimit me energji elektrike.

“Sot, pak të ndikuar nga trendi, nga nevojat, teknologjia, guximi i ndërmarrësve dhe nevoja me prodhuar me kosto më të ulët, jemi duke diskutuar vazhdimisht për alternativën e furnizimit me energji elektrike. Kosova e ka një strategji të energjisë që përditësohet dhe që ka tri shtylla: siguria e furnizimit, kosto e përballueshme dhe elementi ambiental”.

Ai tha se deri tash asnjë investim në këtë fushë nuk është çuar deri në fund, duke u marrë me diskutime të natyrave tjera jo aq të rëndësishme, ndërsa përmend disa nga sfidat me të cikal përballen.

“Çështja e parë fondamentale që lidhet me furnizimin me energji elektrike është vetë stabilitet i rrjetit, vjetërsia e rrjetit, tensione që në mënyrë direket e indirekte i rrisin kostot e bizneseve”.

“Tarifat, ende ne kemi subvencionim drastikisht në dëm të biznesit, në favor të qytetarëve, një proporcion që nuk është askund në botë.  Nuk kemi treg të hapur dhe kemi kërkuar shtyrje ka qenë mundësi e fundit për me u ulë me biseduar çka me bë me tregun e energjisë”.

“Ne i kundërshtojmë ankandet, tarifat nxitëse për një arsye, çdo lojtar lokal ankandet i eliminojnë. Unë besoj se nuk jemi ende të gatshëm për ankande. Po ashtu nëse vijnë kompani të huaja fitimet shkojnë jashtë, ne kemi nevojë që kapitali të mbes në vend”.

“Deri tash asnjë alternativë ose asnjë investim nuk është cu deri në fund. Duke krijuar asi lloj debati që i ka mbete Kosovës me luftuar ngrohjen global ose i ka mbete Kosovës me i përmbushë krejt objektivat e BE-së”.

Arbnor Kastrati, nga Shoqata për Energji të Ripërtërishme e Kosovës, tha se institucionet shpesh po dëmtojnë sektorin e energjisë, raporton EO.

“Bizneset hasin në shumë problematika në treg dhe nuk është që vetëm tarifat nxitëse janë çelësi kryesor a realizohet një projekt apo jo”.

Sipas tij, duhet të diskutohet më shumë për strategjinë në sektorin e energjisë elektrike.

“Ne si sektor i energjisë së ripërtërishme që përballemi me problematika ku në disa industri janë më komplekse e në disa me pak gjendeni në konfuzitet se çka është në ë vërtetë strategjia e Kosovës dhe ku duam me shku ne si shtet”.

“Mendojmë që duhet me e nda dhe me diskutuar këtë strategji, çka është si strategji dhe çka është realiteti. Për momentin nuk po shohim strategji të qartë për sektorin e energjisë së ripërtërishme”.

“Nëse kishim pas një strategji dhe interesim më të madh nga Qeveria dhe disa institucione mendoj që duhen me diskutuar më shumë me bizneset”.

Të ngjashme