Gashi: 90 për qind e deputetëve të VV-së janë analfabetë funksionalë, kanë problem ta kuptojnë një shkrim

Prishtinë | 27 Sht 2022 | 22:10 | Nga Ekonomia Online

Ish-këshilltari i kryeministri Kurti, Shkëlzen Gashi thotë se 90 për qind e deputetëve të Vetëvendosjes janë analfabetë funksionalë.

Gashi në T7 ka thënë se 90 për qind e deputetëve të VV-së, përveç që nuk dinë shkrim e lexim, kanë probleme themelore për leximin e një teksti e ta kuptojnë atë.

“90 për qind janë analfabetë funksionalë të Lëvizjes Vetëvendosje. Ata jo që nuk dinë shkrim e lexim, por kanë probleme themelore me lexu një tekst, me kuptu. 90 për qind prej tyre nuk guxojnë me dalë nëpër debate e me u ballafaqu me kundërshtarë”.

“Ky (Kurti) ka bërë zgjedhjen qashtu, se i kanë konvenu qasi debilla, dembela, që me mujt me i kontrollu, me qenë të dëgjueshme e mos me i bë probleme”, tha Gashi.

Tutje, ai tha se anipse kjo qeveri ka dy zëdhënësa, Përparim Kryziu e Rozafa Kelmendi, është shumë e mbyllur për medie.

Të ngjashme