Gashi: Ligji për Sponsporizimet rregullon mbështetjen financiare të aktiviteteve

Prishtinë | 20 Mar 2018 | 11:00 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) ka organizuar tryezë diskutimi lidhur me Ligjin e ri për Sponsorizimet.

Në këtë tryezë ka marrë pjesë edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, i cili tha se ky ligj rregullon mbështetjen financiare të aktiviteve në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit përmes sponsorizimeve dhe reklamave, raporton Ekonomia Online.

Gashi tha se kjo tryezë është nismë e mirë sepse sipas tij ka munguar sensibilizimi për këtë çështje.

Ministri Gashi shtoi se ministria që ai drejton në vazhdimësi ka qenë e përkushtuar në avancimin e kornizës ligjore, duke përmendur mbështetjen financiare dhe materiale të aktiviteteve kulturore e sportive përmes sponzorizimeve dhe reklamave, të cilat reflektojnë në zhvillimin e bizneseve.

“Ligji për sponsorizimet rregullon mbështetjen financiare të aktiviteve. Realizohet interesi i cili sjellë përmirësime. Qëllimi është realizimi dhe mbështetja e aktiviteteve. Ofrimi i pajisjeve muzikore dhe rekuizitave tjera, ofrimi të shërbimeve të sigurisë, rregullimin e infrastrukturës. Shpenzimet e reklama në fanela sportive, reklamave ne portale, billborda janë të zbritshme në përputhje me ligjin. Gjatë këtij muaji kam emëruar komisionin për shqyrtimin e vërtetësisë e sponsorizimeve. Kjo është nismë e mirë e Odës sepse ka munguar sensibilizimi. Një herë e gjithmonë sporti dhe kultura nuk duhet të shohin vetëm qeverinë por edhe mekanizma tjerë”, ka thënë Gashi.

Ministri Kujtim Gashi shtoi se si ministri kanë nxjerrë një rregullore e cila sipas tij do ta lehtësojë zbatimin e ligjit.

Gashi u shpreh i bindur që harmonizimet në legjislacion të përfundojnë deri në muajin qershor.

“Kur është proceduar ligji ka qenë i paraparë të jetë 20 përqind por deputetet kanë vendos që të jetë 30 përqind. Është ligj që ashtu e kemi gjetur. Ne kemi nxjerrë një rregullore e cila e lehtëson zbatimin e këtij ligji. Tani ka mbetur koordinimi me ministrinë e Financave. Besoj që deri në qershor t’i kemi të harmonizuara të gjitha”, shtoi Gashi.

Drejtori i OEAK-ut, Arian Zeka, e vlerësoi si të rëndësishme këtë takim, derisa tha se do të vazhdojnë me organizimin tryezave të tilla.

“Shpresojmë të vazhdojmë me tryeza të tilla”, deklaroi Zeka.

Nahit Sharku, zëvendësdrejtor i Përgjithshëm në Administratën Tatimore të Kosovës, tha se legjislacioni tatimor ështe duke u ndryshuar dhe se duhet të ketë harmonizim me ligjin.

Sharku shtoi se në bashkëpunim me MKRS-në dhe ministrinë e Financave, ATK-së do të ndihmojë në sqarimin e ndryshimeve tatimore në komunitetin e biznesit në mënyrë që bizneset të jenë të sigurta në procesin e sponsorizimit.

“I tërë legjilsaconi tatimor është në proces të ndryshimit. Kemi tri ligje tatimore në Kosovë. Në 2015-ën nga reforma fiskle përqindjet e doncioneve kanë lëvizur nga 5 në 10 për qind. Do të mundohemi që këto ndryshime t’i përfshijmë në legjilacionin tatimor. Duhet të jemi të sigurt që atë që ju themi bizneseve edhe ta respektojmë”.

“Besoj që bashkë do të punojmë që deri në qershir të përfundojë pakoja fiskale. Si Administratë Tatimore do të japim kontribut që biznesi të mos dëmtohet në proces. Ne do të zbatojmë çdo vendim që merret në Qeveri”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme