Gashi: Me taksë Haradinaj mbuloi skandalet korruptive, Serbia meriton reciprocitet të plotë

Prishtinë | 21 Tet 2019 | 12:42 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e ardhshme po konsiderohet si “qeveri e dialogut”, e cila pritet të përmbyllë marrëveshjen përfundimtare me Serbinë, raporton EkonomiaOnline.

Por, dialogu ka mbetur peng i taksës ndaj prodhimeve serbe. Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka paralajmëruar reciprocitet të plotë ndaj Serbisë.

E kjo ide po mbështetet nga njohës të çështjeve ekonomike. Naim Gashi, ekspert i ekonomisë,  në një prononcim për EkonomiaOnline, thotë se qeveria e ardhshme jo që duhet ta heqë taksën, por duhet të vendosë reciprocitet të plotë.

“Unë mendoj që Serbia meriton reciprocitet të plotë në të gjitha fushat për faktin se ajo jo vetëm që e bllokon Kosovën ekonomikisht, por edhe e lufton qenien dhe ekzistencën tonë si shtet në Bashkësinë Ndërkombëtare dhe të gjitha masat që janë në raport me Serbinë besoj që do të përkrahin edhe nga Bashkësia Ndërkombëtare për arsye se nuk mund të pretendojë Brukseli që kosovarët të kenë kufizime në lëvizjen e lirë, ndërsa qytetarët e Serbisë të lëvizin lirshëm në Kosovë. Dhe besoj që është e drejtë fondamentale e një shteti që të vendos raporte reciproke me secilin shtet në këtë rast me Serbinë”, thotë ai.

Gashi thotë se vendosja e taksës ndaj Serbisë ka qenë vendim i drejtë për faktin se Serbia ka përdor një politikë agresive ndaj Kosovës dhe që 20 vjet ekonomia e Kosovës është e bllokuar nga Serbia.

Megjithatë kritikon kryeministrin në largim, Ramush Haradinaj, për të cilin thotë se e përdori për të mbuluar skandalet korruptive.

“Vendosja taksës ndaj Serbisë ka qenë vendim i drejtë i qeverisë së Kosovës për faktin se Serbia ka përdor një politik jashtëzakonisht agresive jo vetëm kundër shtetit të Kosovës por edhe qytetarëve të Kosovës dhe ekonomia e Kosovës është e luftuar dhe e bllokuar nga Serbia në 20 vitet e fundit, por fatkeqësisht kjo taksë është përdorur më shumë nga qeveria e kaluar për të mbuluar skandalet korruptive të cilat kanë qenë të përditshme dhe efektet ekonomike kanë qenë më simbolike”, thotë ai.

Sipas tij presioni i Bashkësisë Ndërkombëtare, për heqjen e taksës dhe vazhdimin dialogut, i ka shkaktuar dëme të mëdha Kosovës, si në rrafshin vendor, por edhe ndërkombëtar.

“Një dëm tjetër që është shndërruar nga taksa ka qenë se e tërë Bashkësia Ndërkombëtare ka bërë presion ndaj institucioneve të Kosovës që ta heqin taksën për të vazhduar dialogun dhe ideja për reciprocitet. Besoj se është ide më e qëlluar për faktin se zhvendos presionin e Bashkësisë Ndërkombëtare nga Kosova te Beogradi dhe në këtë mënyrë Kosova mund të vendos reciprocitet të plotë jo vetëm sa i përket prodhimeve , por edhe të targave, njohjes së diplomave dhe 33 fusha të tjera që Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje në Bruksel”, thotë ai.

Gashi thotë se në pamundësi të kapaciteteve prodhuese, tregtarët kosovarë janë detyruar të gjejnë tregje të reja dhe të cilat fatkeqësisht kanë qenë më të shtrenjta dhe sipas bankës qendrore ka pas rritje të çmimeve prej 3.1%

“Taksa ka krijuar disa favore sa i përket prodhuesve vendor mirëpo nëse marrim parasysh importin galopant i cili gjatë këtij viti do ta kalojë 3 miliardë euro. Unë mendoj që efektet e saj kanë qenë të vogla në krahasim me mundësit të cilat iu dhanë prodhuesve vendorë. Fatkeqësisht në pamundësi të aktivizimit të kapaciteteve tona prodhuese tregtarët kosovarë janë detyruar të gjejnë tregje të reja të cilat fatkeqësisht kanë qenë më të shtrenjta dhe për këtë arsye sipas bankës qendrore kemi pas një rritje të çmimeve prej 3.1%”, thotë ai.

Taksa ndaj prodhimeve serbe dhe atyre boshnjake u kundërshtua në vazhdimësi nga faktori ndërkombëtar dhe një presion për heqjen e saj qoi në rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.

Lexo më shumë:

Të ngjashme