Gashi merr pjesë në Samitin “Stabiliteti i Financave Publike dhe Rritja Ekonomike” në Mal të Zi

Prishtinë | 14 Qer 2019 | 15:39 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësministri i Financave Fatmir Gashi po merr pjesë në Samitin e ministrave të Financave, guvernatorëve të bankave qendrore të shteteve të regjionit si dhe drejtorëve të administratave tatimore të rajonit të Ballkanit Perëndimor, i cili po mbahet në Beçiq të Malit të Zi.

 Në këtë Samit zëvendësministri Fatmir Gashi, do të prezantoj në kuadër të panelit ku do të diskutohet për “Stabilitetin e financave publike dhe rritjen ekonomike”.

Gjithashtu në këtë samit Zëvendësministri Gashi pritet të diskutoj edhe për temat që kanë të bëjnë me rënien e ngadalshme ekonomike në Eurozonë dhe stabilitetin e financave publike në rajon, si dhe për efektet e konsolidimit fiskal dhe masat drejt stabilizimit të mëtejshëm të financave publike në periudhën afatmesme dhe afatgjatë në vendet e rajonit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme