Gashi në Mal të Zi: Buxheti i Kosovës nuk është dëmtuar fare nga taksa

Prishtinë | 15 Qer 2019 | 15:53 | Nga Ekonomia Online

Në një Forum Ekonomik që po mbahet në Mal të Zi, është duke marrë pjesë edhe zëvendësministri i Financave, Fatmir Gashi. Teksa është folur për taksën e vendosur ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, Gashi ka thënë se taksa ishte një vendim politik.

“Taksat nuk janë masa ekonomike, por politike, dhe nuk kanë ndikim në buxhetin e Kosovës”, ka thënë Gashi.

Ai ka thënë se të gjitha produktet që janë importuar nga Serbia, tani janë zëvendësuar me produkte nga Kroacia, Sllovenia, Gjermania, Izareli, Shqipëria e Maqedonia Veriore.

“Rreth 500 milionë euro vlerë e produkteve që janë importuar nga Serbia, tashmë janë zëvendësuar”, ka thënë ai.

Sipas tij, Kosova ishte e detyaruar për të vendosur një taksë të tillë.

Ndër të tjera, Gashi ka thënë se duhet një pajtim politik, në mënyrë që të ketë lëvizje të lirë të mallrave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme