Gastronomët kërkojnë zgjatjen e orarit të punës

Prishtinë | 11 Dhj 2020 | 14:19 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, ka kërkuar zgjatjen e orarit të punës për bizneset. Sipas tyre më e pakta që mund të bëhet për ta në këtë kohë krize, është lejimi i punës me orar më të gjatë, apo heqja e kufizimeve në tërësi, raporton Ekonomia Online.

Petrit Kllokoqi përfaqësues i kësaj shoqate në një konferencë për medie, tha se kërkesa e tyre përkrahet edhe nga nga Oda Ekonomike e Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, dhe Aleanca Kosovare e Bizneseve.

“Ne kërkojmë që orari i operimit të bizneseve të zgjatet. Ne rrethanat e tanishme më e pakte që mund të bëhet është zgjatja e orarit të operimit të bizneseve, tha Kllokoqi.

Ai tha se mbeten të përkushtuar që të japin alternativat për ruajtjen e shëndetit publik.

Yllka Meteaj, përfaqësuese e rrjetit të shtiesve me pakicë, tha se kërkesa e tyre është zgjatja e orarit të punës dhe unifikimit të këtij orari.

Ajo tha se masat për kufizim të orarit të punës që ka vendosur Qeveria nuk kanë dhënë ndonjë efekt.

Kanë kaluar rreth një muaj që nga masat e fundit të Qeverisë së Kosovës, për kufizim të orarit të punës, por që numrat me të infektuar nuk kanë dhënë ndikimin e dëshiruar këto masa.

Ajo tha se lokalet me shitje me pakicë po përballen me fluks të madh të qytetarëve para mbylljes sipas orarit.

Hysen Sogojeva, kryetar i Shoqatës së Hotelerisë së Kosovës, tha se kufizimi duhet të hiqet sa më parë. Ai kërkoi që ata të përkrahen më shumë nga Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike, pasi sipas tij, ky sektor ka qenë më godituri.

“Hoteleria kanë qenë më të dëmtuar dhe kërkoj që mjetet nga Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike të jetë i shpërndarë aty ku duhet”, tha ai

Të ngjashme