Gërxhaliu: Jostabiliteti politik po e vështirëson luftën kundër pandemisë, të rritet borxhi publik

Prishtinë | 17 Qer 2020 | 08:17 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë jostabiliteti politik po e vështirëson luftën kundër Coronavirusit.

Ngase sipas tij, çdo vendim duhet të kalojë në Qeveri e më pastaj të marrë edhe miratimin e Kuvendit.

Gërxhaliu tha se nuk duhet të diskutohet për huamarrja, por duhen të gjendet mekanizma për të shfrytëzuar paratë ekzistuese nga Trusti Pensional i Kosovës.

“Mirëpo ajo çka e vështirëson situatën në Kosovë në luftën kundër efektit të pandemisë është jostabiliteti politik, sepse për çdo vendim duhet miratim qeveritar dhe çdo propozim duhet të kalohet në Kuvend dhe më këtë diskrepancë politike ku ka më tepër interesa politike sesa shtetërore do të jetë shumë më e vështirë të gjendet një strategji dalëse”.

“Janë dy alternative: E para nuk duhet të diskutohet sa i përket huamarrja dhe e dyta duhet të gjendet mekanizëm për të shfrytëzuar paratë ekzistuese në Kosovë në këtë rast nga trusti pensional i Kosovës. Ligjin mbi pagesat në Kosovë është e lejuar që Kosova të ketë një borxh 40% nga bruto produkti”.

Sipas tij, nëse situata rëndohet institucionet mund të mendojë edhe për rritjet të borxhit publik.

“Për fat të mirë Kosova tani e ka borxhin 1 miliard e 357 milionë që është 19 %. Nëse situata rëndohet në Kosovë duhet të mendojmë për një rritje të borxhit publik”, shtoi ai.

Gërxhaliu thotë se rimëkëmbja ekonomike do të jetë e vështirë, pasi që edhe të hyrat nga Dogana dhe ATK-ja kanë shënuar rënie, raporton EO.

“Me këtë rënie buxhetore është e pamundur të bëhet më shumë se që është bërë. Sot në buxhetin e Kosovës ka mungesë të hyrave edhe pse ATK-ja dhe Dogana nuk janë më në atë trendin që kanë qenë më herët, prandaj mbetet vetëm të ketë rishikim buxhetor i cili prapë varet nga stabiliteti politik”.

“Hapi i dytë është hulumtimi për kredi të buta, grante apo subvencione kredibile ndërkombëtare dhe të gjendet modaliteti i shfrytëzimit të parave Kosovare qoftë në Trustin Pensional, por rimëkëmbja do të jetë mëse e nevojshme për Kosovën”, shtoi Gërxhaliu.

Të ngjashme