Gërxhaliu: Kosova nuk e ka lluksin të fillojë për çdo qeveri gjithçka nga zero

Prishtinë | 26 Sht 2017 | 12:42 | Nga

Qeveria e Kosovës më datën 17 korrik të këtij viti kishte miratuar listën e masave të pakos së dytë fiskale, asaj 2.0.

Mirëpo, kjo pako ende nuk ka hyrë në fuqi, ani pse ish-ministri i Financave Avdulla Hoti kishte thënë se kjo gjë do të ndodhë gjatë muajit shtator.Në një prononcim për Gazetën Blic, Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu tha se njëra ndër të arriturat më të mëdha në qeverinë e kaluar ka qenë diciplinat financiare me anë të cilës është avancuar edhe dialogu publiko-privat dhe si rrjedhojë e partneritetit janë përpiluar pakot fiskale 1 dhe 2.

“Është e vërtetë që pakoja fiskale e dytë ka mbetë vetëm e kaluar në qeveri të Kosovës dhe dua të besoj që për qeverinë e re në veçanti për ministrinë e financave duhet të jetë prioritet i prioriteteve vazhdimi dhe fillimi i implementimit të kësaj pakoje.”, tha Gërxhaliu.

Ai ka shtuar se një pako e tillë është shumë e rëndësishme dhe nuk duhet të ketë më shumë vonesa. Sipas tij Kosova nuk e ka lluksin që të fillojë për çdo qeveri gjithçka nga zeroja.

“Që një pako e tillë është kaq e rëndësishme e dëshmon fakti se është në funksion të prodhimit, në funksion të mbështetjes së sektorit privat dhe mbi të gjitha në funksion të përmirësimit të indikatorit kyq për rritje ekonomike, çfarë është bilanci i pagesave, prandaj çdo vonesë nuk mund të ketë arsyetim, është koha kur duhet të krijohet një qëndrueshmëri kontinuitet dhe jo gjithmonë çdo qeveri të fillojë çdo gjë nga zeroja, këtë lluks nuk e ka Kosova dhe aspekti ekonomik dhe social që mbretëron në Kosovë.”

Me Pakon Fiskale 2.0 është paraparë zgjerimi i listës së lëndëve të para që lirohen nga tatimi doganor, heqja e akcizës për mazut, ndryshimi dhe plotësimi i listës së produkteve të cilave u hiqet ose u reduktohet në 8 për qind TVSH-ja.

Kjo pako aplikon pushimin tatimor, nxjerr akte legjislative për vendosjen e banderolave në paketimet e miellit dhe për kushtet e caktuara nën të cilat pranohen humbjet nga prishja, avullimi apo humbja e peshës së naftës dhe produkteve të saj dhe krijon kode të reja doganore për disa produkte duke u bazuar në praktikat e BE-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme