Gërxhaliu: Kosova po përballet me “stagflacion” – stagnim dhe inflacion njëherësh, të mendohet për rimëkëmbje ekonomike

Prishtinë | 03 Maj 2022 | 13:37 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Evropa, bashkë me të dhe Kosova, po kalojnë në një sfidë tjetër edhe më e keqe se inflacioni – që është stagflacioni, ka thënë Safet Gërxhaliu, njohës i çështjeve ekonomike, në një intervistë për Ekonomia Online.

Gërxhaliu ka deklaruar se në qoftë se në ekonomitë e Evropës, inflacioni shkon 5.6% dhe po ashtu ka rritje të produkteve bazike 3.5% deri në 4%, atëherë ky është indikator mjaft shqetësues.

“Edhe vendet më të zhvilluara janë të goditura edhe nga inflacioni edhe nga stagnimi ekonomik e dëshmon më së miri që stagflacioni është një realitet që është duke dominuar në Evropë dhe në mënyrë direket po bartet në vende të tjera. E them këtë për faktin se BE-ja e ka një shkallë të inflacionit vërtet mjaft shqetësuese. Në qoftë se ekonomi të tilla arrijnë që këtë vit apo në fund  të vitit të ketë inflacion 5.6% dhe të ketë rritje të produkteve bazike 3.5% deri në 4%, besoj që është një indikator mjaft shqetësues”, u shpreh ai.

Gërxhaliu tutje ka thënë se përkundër faktit që po promovohet rritje ekonomike dhe shtim i numrit të punësuarve, stagflacioni e ka kapluar edhe Kosovën.

“Në këtë drejtim do të thotë se edhe Kosova është në këtë situatë. Mirëpo, përkundër asaj që promovohet rritje ekonomike dhe shtim i numrit të punësuarve, definitivisht stagflacioni e ka kapluar Evropën në këtë drejtim edhe Kosovën”, u shpreh ai.

Sipas tij, duhet të kuptohet se s’mund  të ketë rimëkëmbje ekonomike në qoftë se mendohet vetëm aspekti social.

“S’mund të këtë rimëkëmbje ekonomike nëse mendojmë vetëm për aspektin social, andaj kësaj duket t’i paraprijë një dialog publiko-privat. Mu për këtë është koha kur duhet të jemi aktiv dhe jo agjenda politike të jetë determinuese e realitetit kosovar. Në rend të parë duhet të kuptohet se s’mund  të kemi rimëkëmbje ekonomike në qoftë se mendohet vetëm aspekti social. Paralel me aspektin social me ndihmat për qytetarët dhe bizneset duhet të kemi një vizion afat mesëm, afat shkurtër dhe afat gjatë se cila do të jetë qëndrueshmëria ekonomike. Kësaj duhet t’i paraprijë një dialog publiko-privat”, u shpreh ai.

Ai ka apeluar tek institucionet e vendit që të jenë aktive sa i përket agjendës ekonomike, e jo agjenda politike të jetë dominuese në realitetin kosovar. “Nuk i bëhet nder eliminimit të efekteve negative të stagflacioni me distancë dhe arrogance të pushtetit. Prandaj, në këtë drejtim besoj që duhet të mendohet se s’i t’i qasemi proceseve ekonomike dhe t’i marrim modelet evropiane dhe ato të jenë të kombinuara që Kosova të ketë model të vetin i cili do të gjenerojë efekte multidimensional në aspektin ekonomik. Prandaj, është koha kur duhet të jemi aktiv dhe jo agjenda politike të jetë determinuese e realitetit kosovar”, ka deklaruar Gërxhaliu për “Ekonomia Online”.

Të ngjashme