Gërxhaliu: Krijimi i vendeve të reja të punës arrihet duke mbështetur prodhuesit vendës

Prishtinë | 04 Nën 2017 | 14:09 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj së bashku me ministrin e Punës dhe Mirëqenies (MPMS) Sociale Skënder Reçica kanë vizituar Odën Ekonomike të Kosovës (OEK) ku kanë biseduar për bashkëpunimin dhe avancimin e proceseve ekonomike me theks të veçantë për mundësitë e krijimit të vendeve të reja të punës.

Safet Gërxhaliu, kryetar i OEK, tha se është e pamundur që në shpejtësi të zgjidhen problemet e grumbulluara nga e kaluara, por në bashkëpunim me qeverinë shpreson që problemet do t’i takojnë të kaluarës, raporton Ekonomia Online.

Ai shoi se krijimi i vendeve të reja të punës arrihet duke mbështetur prodhuesit vendës.

“Sot po promovohet një dëshmi që dialogu dhe partneriteti publiko privat duhet të jetë prioritet. Kemi të bëjmë për nevojën dhe mbështetjen e zhvillimit ekonomikë si garantë e zhvillimit dhe krijimit të vendeve të reja të punës. Është koha kur duhet të bëhet më tepër për edukim sepse për integrim ekonomik pa një sistem të mirë të arsimit. Është koha që duhet të bëjmë ndërprerjen e akademizmit dhe ne duhet të kemi edukim për vendet e reja të punës”.

Ai foli edhe për marrëveshjen e CEFTA-s, duke shtuar se nuk duhet që për interesa politike të anashkalohet zhvillimin ekonomik, i cili është stabilitet social e politik.

“Besoj që ne nuk kemi nevojë për mbështetje të prodhimit, por duhet edhe ta mbrojmë që të mos i krijojmë hapësirë vërshimit të importit. Sa i përket CEFTA-s dhe tani e tutje zërin e ekonomisë duhet ta kemi ne. Nuk duhet që për interesa politike të anashkalojmë zhvillimin ekonomik i cili është stabilitet social e politik”.

Zëvendëskryeministri Limaj, tha se janë të përkushtuar që të mbështesin odën. Limaj ka premtuar trajtim të dinjitetshme për bizneset vendëse.

Sipas tij, qeveria do të jetë partnere e atyre që janë gjenerues të vendeve të reja të punës duke i quajtur prodhuesit vendës ambasador.

“Askush më mirë se oda nuk e  din se cilat janë problemet e vendit në fushën ekonomike. Askush nga ne nuk e  din më mirë për problemet pengesat e zhvillimit. Një qeveri nëse do të bëjë hap të mëtutjeshme duhet të ketë vesh të dëgjoj dhe vizion të ndërtoj partneritet me njerëzit që dinë më së miri punën e tyre.

“Fatkeqësisht paragjykimet dhe percepsioni negativ vazhdon të jetë ndaj atyre që e kanë barrën kryesore të zhvillimit ekonomik dhe në këtë drejtim duhet bashkë të angazhohemi ta ndryshojmë percepsionin dhe e dyta duhet të ndërtojmë një partneritet të besimit që nënkupton ndarjen e detyrave dhe përgjegjësive për ta quar përpara vendin. Ka ardhur koha që biznesmenët jo vetëm që duhet ta ndijën veten drejtues të kompanive, por kanë edhe përgjegjësi ndaj vendit dhe janë burrështetas që ta qojnë përpara vendin. Falë vizionit të tyre hapen vende të reja të punës mbushet arka e shtetit ngitet mirëqenia dhe ashtu siç i bënë bota dhe bizneset të cilat janë të mëdha në vend ata janë elita e shtetit dhe kështu duhet t’i trajtojmë ne ata sepse kanë ndikuar direkt në zhvillimin e vendeve”.

“Nga këtu dua të gjithë këtyre njerëzve të mirë de punëtorë që fillimin e bashkëpunimit ta qojmë në këtë mënyrë që  ju të na ndihmoni në përmirësimin e infrastruktura ligjore që ka ndikuar në pengimin e zhvillimit. Ju jeni ambasador të vendit ton të promovimit të prodhimeve tona dhe rritjes së eksportit. Ne do të jemi afër jush për aq sa lejon korniza ligjore e këtij vendi”.

Ministri Skënder Reçica, tha se prioritet i ministrisë që drejton do të jetë punësimi i të rinjve sidomos i atyre me arsim të lartë.

Ai në këtë drejtim ka kërkuar edhe përkrahjen e prodhuesve vendës për të cilët tha se ka respekt të  veçantë.

“Këto janë tema që prekin edhe interesin e biznesit edhe të qytetarëve dhe institucioneve tona që ka të bëjë me mbështetjen institucionale që duhet ta kenë dhe së bashku me këtë mbështetje që do të ndikoj në rritjen e cilësisë së punësimit. Rritja e punësimit në vend është obligim i yni. Pa dyshim është punësimi i të rinjve dhe të reja dhe në veçantë i atyre më edukim superior. Brenda këtyre dy muajve ja dashur fati të jem pjesë e tryezave ku janë prezantuar hulumtime mbi sfidat e punësimit dhe njëri hulumtim ishte nga oda dhe këto hulumtime që janë bërë që kanë të bëjnë me sfidave dhe nevojat e bizneseve janë duke na ndihmuar në hartimin e politikave të biznesit në Kosovë. Ne kemi marrë vesh që biznes”.

Të ngjashme