Gërxhaliu: Kriza aktuale nuk duhet të ndikojë në procesin integrues

Prishtinë | 09 Sht 2016 | 16:38 | Nga

Në Bruksel, nën ombrellën e asociacionit më të madh të odave evropiane – Eurochambres, po mbahet takimi i rregullt i anëtarëve të Eurochambres nga shtetet të cilat nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian, përfshirë Kosovën, përfaqësuar me këtë rast nga Oda Ekonomike e Kosovës, përkatësisht menaxhmenti nën udhëheqjen e Kryetarit Safet Gërxhaliu.

Në pjesën plenare të takimit temë kryesore është problematika e lidhur me të ardhmen e BE-së, veçanërisht vazhdimi i procesit integrues drejt vendeve të Evropës Juglindore, si mekanizëm kyç për demokratizimin dhe zhvillimin e këtyre vendeve.

Në fjalën e tij para të pranishmeve, Kryetari Gërxhaliu theksoi nevojën që Evropa të mos lejojë që krizat aktuale me Brexit dhe migrantët të ndikojë në ngadalësimin e procesit integrues, pasi që kjo do të ketë pasoja jashtëzakonisht negative, veçanërisht për Ballkanin Perëndimor.

Për më shumë, Kryetari Gërxhaliu edhe njëherë me theks specifik foli mbi absurditetin me të cilin ballafaqohen qytetarët dhe biznesmenët nga Kosova, nga mos liberalizimi i vizave dhe pengesat tjera politike, me ndikime direkte negative në tërë stabilitetin e regjionit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme