Gërxhaliu: Nëse vazhdon degradimi i shtetit më këtë trend, gjendja do të përkeqësohet

Prishtinë | 23 Shk 2018 | 18:14 | Nga

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu ka theksuar se nëse vazhdon ky trend i degradimit të shtetit si deri më tani, sipas tij, gjendja do të shkojë dhe do të përkeqësohet.

Ai në një intervistë për Telegrafin ka thënë se trimat e bëjnë luftën, ndërsa të mençurit dhe ekspertët e udhëheqin shtetin.

“Kosovarët po i bëjnë dëm më shumë se qarqet më armiqësore. Mbi interesat e partive politike është interesi i shtetit, dhe shteti nuk është pronë e askujt.

Fjala kompromis dhe sakrificë nuk po bën pjesë të klasa politike. Nëse e analizoni formën se si diskutohet, e vëreni se është varrosur kultura e komunikimit”, ka shtuar Gërxhaliu.

Sipas tij, angazhimi i partive politike është çështje pazari dhe akomodimi i militantëve nëpër pozita shtetërore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme