Gërxhaliu: Nga e diela mund të mbesim pa rrymë, Qeveria ta mbështes KOSTT-in

Prishtinë | 30 Mar 2018 | 16:41 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka mbajtur konferencë urgjente për media në të cilën ka alarmuar lidhur me krizën në energjinë elektrike.

Kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu, ka thënë se Kosova rrezikon që nga e diela të mbetet pa energji elektrike, për shkak të pamundësisë për të mbuluar humbjet në veri.

“Furnizimi me energji ka qenë është dhe do të mbetët një nga sfidat më të mëdha, e cila është duke goditur qytetarët. Shumë procese janë politizuar dhe kemi borde të pakompletuara. Ajo që na ka alarmuar sot është ajo qe po ndodh me KOSTT-in dhe furnizimin me energji. Përgjegjësinë për të mbuluar humbjet në veri i është kaluar KOSTT-it”.

Gërxhaliu ka thënë se Qeveria ka ndarë 1 milion euro për të mbuluar humbjet, por kjo sipas tij, është e mjaftueshme vetëm deri më 31 mars.

“Qeveria ka ndarë 1 milion  euro për të mbuluar humbjet, por kjo është e mjaftueshme vetëm deri nesër. Rrejti evropian i rrjetit të transmisionit ka kërcënuar se nëse vazhdohet me devijime do të pamundësoj importin e energjisë nga rajoni, do të mbeteshim pa furnizim. KOSTT dhe OEK kanë kërkuar buxhet shtesë për periudhën e ardhshme për të mbuluar humbjet”.

“Marrëveshja me Serbinë për energjinë ende s’ka hyrë në fuqi për shkak të obstruksioneve të vazhdueshme të Serbisë. KOSTT është i dëmtuat më 10 milionë euro të cilat i shkojnë në buxhet operatorit të Serbisë”.

Gërxhaliu ka apeluar institucionet të mbështesin KOSTT-in që të mos lejohet shkyçja e energjisë sepse kjo do të kishte pasoja fatale.

“Apelojmë te institucionet që në këtë kohë të vështirë që të mbështet KOSTT-in që të mos shkyçet sepse pasojat do të jenë enorme. Një shkyçje e tillë do të jetë një goditje direkte në sektorin privat dhe për qytetarët. Kanoset që Kosova të jetë në terr. Një shkyçje e tillë do të ketë pasoja fatale. Apelojmë që projektet e nisura, qoftë elektrana e re etj, të jenë prioritet. Kjo situatë është më tepër se emergjente”.

Të ngjashme