Gërxhaliu thotë se Qeveria e ka humbur betejën me energjinë: Kundërshtuan thëngjillin, s’e përkrahin gazin

Prishtinë | 07 Maj 2022 | 09:27 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se Kosova betejën me energjinë elektrike e ka humbur në momentin kur pozita aktuale ka qenë kundërshtare e ndërtimit të kapaciteteve të reja prodhuese bazuar në thëngjill.

Madje, ai shtoi se ka zëra që Qeveria aktuale është edhe kundër përdorimit të gazit. Sipas tij, Kosova është në një pozitë më të vështirë sepse po refuzohet thëngjilli dhe projektet me energji të erës.

“Kosova betejën me energjinë elektrike e ka humbur shumë më herët në momentin kur pozita aktuale ka qenë kundërshtare e ndërtimit të kapaciteteve të reja prodhuese bazuar në thëngjill. Edhe tani ka zëra që janë kundër përdorimit të gazit dhe të mundësive për të pasur alternative në furnizim është shqetësimi më i madh. Besoj që ekspertët duhet ta thonë mendimin e vet dhe të gjinden të gjitha modelet që do të jenë në interesat e qytetarëve sepse nuk i bëhet nder Kosovës me politika refuzuese dhe me qasje refuzuese për projekte strategjike nga ShBA-ja”.

“Evropa nuk po mund të shkëputet nga varshmëria ekonomike me Rusinë falë gazit dhe naftës. Në rend të dytë është e vërtetë se ata janë duke hulumtuar për të avancuar bashkëpunimin dhe dialogun konstruktiv bazuar në diplomaci ekonomike qoftë me Japoninë dhe ShBA dhe në këtë drejtim do ta ketë një kosto me të shtrenjtë por Evropa do ta gjejë alternativë”.

Megjithatë, Gërxhaliu tha se orientimi i ekonomisë në resurse natyrore është çelësi kryesor, duke shtuar se më shumë po mbrohen interesat politike, sesa qytetarët, raporton EO.

“Kosova është në një pozitë më të vështirë sepse refuzohet thëngjilli dhe projektet me energji të erës. Dhe kur krejt kësaj i shtohet që në mënyrë të hapur të refuzohet edhe gazi është situatë që tek qytetarët ndikon edhe në aspektin emocional por edhe psikologjik. Orientimi i ekonomisë në resurse natyrore është çelësi kryesor dhe duhet ti shtohet faktori njeri dhe mbi të gjitha sundimi i rëndit dhe ligjit. Dhe duhet çliruar nga një qasjen që po dominon në Kosovë që shumë më tepër po bëhet për mbrojtjen e interesave të partive politike sesa qytetarëve. Mbi të gjitha shteti është qytetari dhe jo pozita e partia. Kosova po ballafaqohet me çështjen e dialogut krizën ekonomike”, tha Gërxhaliu.

No description available.
Lexo më shumë:

Të ngjashme