Gjermania certifikon 29 punëtorë të KEK-ut në fushën e saldimit

Prishtinë | 16 Dhj 2018 | 08:38 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në qendrën e trajnimit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) janë certifikuar 29 saldues nga 31 sa ishin gjithsej nga Oda e Zejtarëve të Dortmundit.

Certifikimi i tyre do të njihet ndërkombëtarisht në fushën e saldimit. Kandidatët që kanë marrë pjesë në trajnim kanë mësuar rreth aftësive salduese dhe sigurisë në punë gjatë saldimit.

Tobias Schmidt, koordinator i Projekteve Federale të Odës së Zejtarëve të Dortmundit për Ekonomia Online ka thënë se përmes këtij bashkëpunimi ndërkombëtar janë certifikuar 29 punëtor të KEK-ut në fushën e saldimit nga 31 sa kanë qenë më herë. Ai tha se aftësitë që këta punëtor i kanë përfituar gjatë trajnimit do tu shërbejnë edhe më tutje gjitha kompanive pjesëmarrëse jashtë KEK-ut.

“Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar, ne brenda projekteve tona në këtë rast të veçantë që kemi në kuadër të bashkëpunimit me KEK-un e kemi mundësuar realizimin e certifikimit të bashkëpunëtorëve të KEK-ut në kuadër të kësaj mase ndërkombëtare. Kjo do të thotë se kemi mundësuar certifikimin ndërkombëtar në fushën e saldimit të cilat nuk do i shërbejnë vetëm punëtorëve të KEK-ut, por do të i shërbejnë më tutje edhe kompanive apo pjesëmarrësve tjerë privat jashtë KEK-ut”, tha Schmidt.

Ai ka folur për aftësitë që i kanë përvetësuar kandidatët gjatë trajnimit të tyre në fushën e saldimit.

“Ata me këtë mund t’i zhvillojnë aftësitë e bashkëpunëtorëve të tyre sepse ata munden më tutje që produktet e tyre apo shërbimet e tyre publike në këtë rast saldimit t’i ofrojnë më së miri edhe në tregjet ndërkombëtare”, tha ai për EO.

“Në hapin e parë bashkë me KEK-un, ne i kemi trajnuar 31 bashkëpunëtorë të KEK-ut, prej të cilëve 29 prej tyre në provimin përfundimtar kanë qenë të suksesshëm dhe ky është hapi i parë në bashkëpunim me KEK-un, por me këtë hap ne kemi bërë të mundur edhe parapërgatitjet e hapeve të ardhshme për të cilin kompanitë kosovare që janë të interesuara për këtë masë trajnuese do të mund të marrin pjesë dhe të certifikohen. Këto janë të ndërlidhura me interesin e tyre nëse duan që produktet e tyre të i shesin jashtë vendit të Kosovës”, shtoi Schmidt.

Schmidt tha se dy bashkëpunëtor të KEK-ut janë kualifikuar në Odën Zejtare në Dortmund dhe më pas ata aftësitë e tyre i kanë shpalosur në vendin e tyre.

“Në hapin e parë të bashkëpunimin me KEK-un ne kemi marrë dy bashkëpunëtorë të KEK-ut, trajner të KEK-ut të cilit i kemi kualifikuar më tutje në qendrën arsimore tonë pranë Odës Zejtare të Dortmundit, kështu që ata kanë marrë një përvojë të jashtëzakonshme, të mirë, në qendrën arsimore të Dortmundit prej trajnerëve tanë atje, me të cilën përvojat kanë qenë të mira që të i provojnë bashkëpunëtorët e KEK-ut kur janë kthyer në Kosovë”, tha Schmidt.

Ai tha se kjo përvojë nuk dëshiron të qëndroj vetëm si projekt, por shpreson se do të zgjerohet edhe më tutje që do të i shërbej qendrës trajnuese të KEK-ut dhe kandidatëve tjerë që duan të certifikohen në saldim.

Schmidt tha të gjitha ndërmarrjet tjera të interesuara nga rajoni apo shtetet që përkufizohen me Kosovën në mënyrë që atyre tu bëhet e mundshme të vijnë në Kosovë .

Safet Ymeri, udhëheqës i qendrës së trajnimit, tha se dy trajnerë kosovarë të qendrës së trajnimit të KEK-ut fillimisht janë kualifikuar në DVS në Gjermani .

“Kandidatët fillimisht janë përgatitur nga dy trajner të qendrës së trajnimit që janë trajnuar në kompaninë gjermane DVS (Shoqata Gjermane për Saldim dhe Metoda të Ngjashme) për përgatitje të kandidatëve, ndërsa kompania ka ardh e ka bërë vlerësimin e punës së tyre dhe në bazë të saj nëse kalojnë kandidatët certifikohen me certifikata ndërkombëtare”, tha Ymeri.

Remzi Selimi, specialist ndërkombëtar i saldimit dhe trajner i saldimi ka treguar për punën që është bërë nga kandidatët dhe në fund certifikimi i tyre.

“Ky ishte një kurs përgatitor për salduesit për të iu nënshtruar provimit për saldim, për certifikim ndërkombëtar. Ne si qendër e trajnimit i kemi përgatitur salduesit sipas rregullave të prodhimit ndërkombëtar të kompanisë DVS, secili nga kandidatët e ka punuar punimin e vet për provimin dhe e ka të shënuar me inicialet personale specifike të tij, në bazë të këtyre punimeve që janë punuar inspektori ndërkombëtar për vlerësimin e saldimeve i ka vlerësuar këto dhe pjesa më e madhe tyre mbi 95% janë treguar të suksesshëm”, tha Selimi.

Të ngjashme