Gjermania e gatshme të vazhdojë mbështetjen për Kosovën

Prishtinë | 01 Shk 2018 | 11:47 | Nga

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Held, transmeton Ekonomia Online.

Ministria e Financave përmes një komunikate bën të ditur se takim u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve e në veçanti në fushën e ekonomisë dhe financave.

“Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve me theks të veçantë në fushën e bashkëpunimit financiar dhe teknik për realizim të projekteve të financuara nga shteti gjerman, të cilat janë tejet të rëndësishme për qytetarët e vendit.

Ministri Hamza falënderoi Ambasadorin Heldt për përkrahjen e shtetit dhe Qeverisë gjermane si në aspektin ekonomik, financiar dhe atë politik dhe theksoi se kjo ndihmë ka qenë dhe vazhdon të jetë shumë e rëndësishme për zhvillimin dhe forcimin e mëtutjeshëm të institucioneve dhe ekonomisë tonë”, thuhet në komunikatë.

Sipas ministrisë, Hamza e njoftoi Ambasadorin Heltd për zhvillimet buxhetore si dhe për implementimin e projekteve të cilat dalin si rezultat i nënshkrimit të marrëveshjeve ndërmjet dy vendeve.

Ndërsa, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, theksoi se Gjermania e ka mbështetur që nga fillimi Kosovën në fushën e investimeve financiare në infrastrukturë përmes KfW-së, si dhe me asistencë teknike përmes GIZ-it gjerman.

Heldt shtoi se qëllimi i shtetit gjerman është që ta mbështesin Kosovën në fusha të ndryshme në mënyrë që vendi të ecë drejt integrimit evropian.

Të ngjashme