Gjermania i jep Kosovës 34 milionë € grant, prej tyre 2.8 milionë € ndihmë për anëtarësim në BE

Prishtinë | 09 Dhj 2020 | 10:22 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, dhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jörn Rohde kanë nënshkruar shkëmbimin e protokollit të bashkëpunimit zhvillimor ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, raporton Ekonomia Online.

Bajrami me këtë rast ka thënë se fal kësaj marrëveshje Gjermania e jep Kosovës 72.1 milionë euro, prej të cilave 34 milionë euro janë grant.

Ajo ka sqaruar se prej këtij granti do të përfitojnë shumë komuna, kurse 2.8 milionë euro do të përdoren për ndihmë për anëtarësim në BE.

“Falënderojmë të gjithë taksapaguesit gjerman për kontributin që japin për Kosovën. Ndihmat e dhëna kapin shifrën e 730 milionë eurove që nga pas lufta, shumë institucione kanë ngritur kapacitet falë ndihmës nga Gjermania”.

“Gjermania jep grant prej 72.1 milionë euro, ku 34 milionë euro janë grante të cilat janë në projekte të ndryshme, kurse 2.8 milionë për ndihëm për anëtarësim në BE”.

“Projektet që do të marrin mbështetje granti janë 34 milionë euro: Ndërtimi i kolektorëve për trajtimin e ujërave të zeza për Prishtinën; Trajtimi i mbeturinave për Prishtinën dhe 6 komuna tjera; Mbështetje për arsimin profesional; Mbështetje për tregun e punës dhe Mbështetje në procesin e anëtarësimit në Bashkim Evropian”.

“Fondi Kosovar për Garanci Kreditore është kapitalizuar për më shumë se 10 milionë euro, duke mundësuar qasje më të lirë dhe më të lehtë në financa për shumë biznese kosovare”.

“Projektet prej 37.5 milionë euro si kredi afatgjata me norma të subvencionuara nga Qeveria Gjermane do të financojnë: Termokosin për ngrohjen e më shumë qytetarëve të Prishtinës nga panelet solare me 24 milion euro dhe Zhvillimin e mëtutjeshëm të rrjetit të KOSTT me 13.5 milionë euro kredi”.

Kurse ambasadori Rohde u shpreh se shteti që përfaqëson do të vazhdojë të jetë krahë Kosovës në çdo projekt, raporto EO.

“Ky bashkëpunim do të vazhdojnë ende. Kemi më së shumti komunitet të diasporës që vijnë nga Kosova në Gjermani”.

“…jemi partner të besueshëm të qëndrueshëm. Ne jemi duke qëndruar këtu, do të vazhdojmë të jemi partnerët tuaj”.

Të ngjashme