Gjigantët botërorë të shitjeve detyrohen ta likuidojnë mallin, pritet zbritje e madhe

Prishtinë | 16 Maj 2020 | 16:05 | Nga Ekonomia Online

Kompania “Marks & Spencer” e ka nisur atë që po cilësohet si “shitja e shekullit” pasi masat e izolimit e bllokuan tërë sezonin për shitësit me pakicë të veshmbathjeve.

Analistët e shitjeve me pakicë besojnë se në shitje likuiduese tashmë mund të dalë malli me vlerë të rreth 15 miliardë funteve dhe se gjatë këtij viti do të ketë shitje të mëdha pasi dyqanet u detyruan të mbyllen sapo ishin furnizuar me veshjet e pranverës dhe verës.

Sipas një burimi brenda kësaj industrie, depotë janë mbi 90 për qind të mbushura dhe disa shitës me pakicë janë detyruar që ta vendosin mallin në vende të tjera, përfshirë hapësirat anash hekurudhave ose në një hapësirë që dikur i tkaonte Ministrisë së Mbrojtjes për shkak të mungesës së hapësirës.

Kompania “Marks & Spencer” ka filluar të ofrojë zbritje të mëdha në çmime, duke nisur me 50 për qind, ndërsa 10 për qind të mjeteve do t’i dhurojë për bamirësi, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Një kompani tjetër, “Next”, që vitin e kaluar shënoi fitim prej 600 miliardë funteve, ka paralajmëruar se mund të përjetojë humbje prej 150 miliardë funteve për shkak të izolimit nga pandemia.

“Niveli i zbritjeve do të jetë masiv. Ka pasur zbritje edhe para izolimit dhe tash ka zbritje përmes internetit”, tha Sofie Willmott, analiste e shitjeve me pakicë në “GlobalData”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme