Gjilani përfiton gati 2 milionë € nga MIT-i për rrugë rajonale

Gjilan | 05 Pri 2019 | 12:47 | Nga Alban Begolli Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit (MIT), Pal Lekaj, ka vizituar disa projekte infrastrukturore në Gjilan të financuara nga ministria që e drejton.

Vizita që filloi nga autostrada e Gjilanit vazhdoi edhe në disa projekte tjera.

Ministri Lekaj gjatë vizitës së tij në punimet e zgjerimit të rrugës së fshatit Pelepnicë të Gjilanit tha se vlera e projekteve lokale për këtë komunë kap shifrën prej 1 milion e 700 mijë euro, raporton Ekonomia Online.

“E them me plotë kuptimin e fjalës se Gjilani ka përfituar mjaft mbështetjen si asnjëherë më parë nga MIT, nëse e marrim me projektie lokale janë dikund 1 milion e 700 mijë pa zgjerim të rrugëve që kapin shifra deri në dhjetra miliona”, tha Lekaj.

Ndërkaq Lekaj u shpreh se Gjilani me autostradën ka marrë një buxhet prej 87 milionë eurosh.

“Po ashtu sot biseduam edhe me zëvendës ministrin që projekti për zgjerim të rrugës deri në kyqje të autostradës të vazhdojë me 4 korsi dhe Gjilani që me autostradën ka marrë një buxhet bukur të madh në vlerë prej 87 milionë eurosh mendoj që ka përfituar mjaft”, u shpreh ai.

Lekaj shtoi se nuk do të ndalen me kaq dhe projektet për Gjilanin do të vazhdojnë edhe në vitet tjera.

“Unë ndjehem shumë mirë ku do që investoj e sidomos në Gjilan që me të vërtetë ka pasë mbetë si zorë qore se ka qenë i izoluar sa i përket infrastrukturës”.

“Falënderoj edhe kryetarin e komunës që është bashkëpunëtor i mirë dhe ne po i implementojmë të gjitha projektet”.

“Nuk do të ndalemi me kaq, kemi edhe projekte tjera për Gjilanin dhe të vazhdojmë në vitet që vijnë, por në këtë fshat qenka qenë një rrugë e ngushtë por me ndriqim dhe zgjerim të rrugës merr pamjen e një qyteti. Jemi të përkushtuar si qeveri të jemi afër qytetarëve”, deklaroi Lekaj.

Ndërkaq ministri Lekaj ka vizituar edhe përmendoren e Komandant “Rokit”, i cili gjendet në fshatin Kopernicë të Kamenicës, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme