Gjinovci i bindur se në Kosovë nuk u importua mish me afat të skaduar

Fushë Kosovë | 27 Mar 2018 | 11:28 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetarja e komisioni për të Drejta të Njeriut dhe Barazi Gjinore, Duda Balje ka vizituar Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) lidhur me skandalin e mishit.

Balje lidhur me skandalin e mishit të importuar nga Belgjika tha se është shkelje nga operatori i biznesit, por që përbën shkelje të të drejtave të njeriut, raporton Ekonomia Online.

“Jemi në dyshim që kemi shkelje të të drejtave të njeriut. Kam marr informata se mish pa afat s’kemi marr asnjëherë në Kosovë. Është shkelje nga operator të biznesit. Ne do të bëjnë disa takime me përfaqësues të doganave dhe të bizneseve”.

“Unë kam marr obligim me biseduar për transferim të inspektoreve komunal në qendror për shkak të mungesës së inspektorëve. Gabim kemi tek operatori i biznesit dhe ne kemi marr vendim qe të takohemi me të”, tha ajo.

Valdet Gjinovci kryeshef ekzekutiv i Agjencisë Veterinare të Ushqimit tha se mish i prishur nuk ka hy në Kosovë dhe si i tillë është asgjësuar menjëherë.

“Mishi si i tillë nuk ja hy në Kosovë, është asgjësuar në vendin ku është gjetur dhe nuk është lejuar të vije në Kosovë. Folëm edhe për çështjen e mungesës së inspektorëve në mënyrë që të kemi një siguri më të madhe dhe të sigurojmë një numër më të madh të inspektorëve në nivel qendror”, tha ai.

Të ngjashme