Gjukanoviqi në drekë pune me bizneset, konfirmon marrëdhëniet e shkëlqyera me Kosovën

Prishtinë | 19 Maj 2022 | 13:59 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me rastin e vizitës së presidentit të Malit të Zi në Kosovë, Konsulli i Nderit i Malit të Zi në Kosovë, Gazmend Abrashi ka organizuar takim, drekë të përbashkët me përfaqësuesit e komunitetit të biznesit në Kosovë dhe presidentit Gjukanoviç.

Theks të veçantë ishte marrëdhëniet ekonomike mes të dyja vendeve, ndërsa u kërkua që e njëjta të vazhdojë edhe më tutje.

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, tha se marrëdhëniet e shtetit malazez me Kosovën janë të shkëlqyera.

“Fillimisht dua të them se jam në një vizitë miqësore në shtetin e Kosovës që është një shtet fqinj i mirë me të cilin vazhdojnë marrëdhëniet tradicionalisht të mira dhe zhvillojmë dhe marrëdhëniet shqiptaro-malazeze janë të mira. Me krerët e shtetit me të cilët jam takuar dje, kam dëgjuar informacione të rëndësishme, pra për atë se çfarë po punohet në Kosovë dhe dua ta përshëndes këtë arritje”, tha ai.

“Unë dua që Kosova të vazhdojë drejt qëllimeve të veta dhe e di që në premisat e politikës, si dialogu me Serbinë konsumon një vëmendje te madhe të opinionit dhe krijon një ankth dhe duhet të lirohemi, dhe kjo nuk ka mënyrë me të mirë për një fqinjësi më të mirë se kjo dhe për stabilitetin e rajonit ku jetojmë”, tha presidenti malazez.

Nga komuniteti i bizneseve foli kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi.  Ai falënderoi presidentin Gjukanoviç për deklarimet, siç tha inkurajuese ndaj bizneseve.

“Deklarimet që janë bërë nga presidenti malazez janë inkurajuese për secilin investitor dhe ne presim që t’i kemi portat jo ndoshta si ato në Mal të Zi por të njëjta për një vend i vogël si Kosova”, tha ai.

Në takim mori pjesë edhe Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Zonja Rozeta Hajdari, që me fjalë rasti e përmbledhi bashkëpunimin e mirë të Kosovës dhe Malit të Zi.

Konsulli i Nderit Gazmend Abrashi në adresimin e tij ngriti rëndësinë e realizimit të projekteve infrastrukturore të një rëndësie të veçantë për ngritjvn në nivel edhe më mirë të bashkëpunimit të dy vendeve dhe atë:

  • Përfundimi i rrugës Deçan – Plavë
  • Tuneli që lidhë Pejën me Rozhajën
  • Ura mbi lumin Buna që lidhë Velipojën me Shtojin e Ulqinit
  • Lidhjen e dy vendeve me hekurudhë dhe aktualizimin e idesë për ndërtimin e aeroportit ne Shtoj të Ulqinit.

Të ngjashme