Gjykata e tenderëve kthen në rivlerësim tenderin për termokomandën

Prishtinë | 17 Mar 2018 | 12:59 | Nga

Gjykata e tenderëve e ka hedhur poshtë njoftimin e KEK-ut për ta anuluar tenderin për: “Riparimin e aklimatizimit në termokomandën e blloqeve A3, A4 dhe A5”.

Gjatë këtij procesi Organi Shqyrtues i Prokurimit, ka evidentuar shkelje ligjore që janë shkaktuar nga KEK-u në këtë aktivitetit të prokurimit “KEK/17/2702/521 të iniciuar nga Autoriteti Kontraktues-KEK”. Atë, OSHP-ja e ka kthyer në rivlerësim, shkruan sot Koha Ditore.

Më tej Paneli shqyrtues nëpërmjet një vendimi ka konstatuar se qëndron pretendimi ankimor i parashtruar nga OE ankuese se Autoriteti Kontraktues ka vepruar në kundërshtim me nenin 41.2 të RROUP-së, për faktin se afatet ligjore për vlerësimin, ekzaminimin e ofertave në lidhje me këtë aktivitet të prokurimit kanë kaluar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme