Gjykata Komerciale e domosdoshme – shoqëria civile shprehet skeptike në zgjidhjen e problemeve të bizneseve

Prishtinë | 06 Shk 2022 | 09:54 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Krijimi i Gjykatës Komerciale, po përkrahet nga partia opozitare, PDK dhe nga njohësit e çështjeve ekonomike, ndërsa ata të shoqërisë civile kanë shprehur shqetësimet dhe vërejtjet lidhur me këtë proces, raporton Ekonomia Online.

Të parët thonë se me krijimin e kësaj Gjykate do të ketë një lehtësi të madhe për të sjellë investimet e huaja në vend, ndërsa nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, thonë se krijimi i këtij instituti gjyqësor nuk është përgjigje ndaj problemeve që kanë bizneset në Kosovë.

Por hap të rëndësishëm e sheh po e sheh deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, i cili thotë se Kosova ka pasur nevojë për një institucion gjyqësor, por që thotë se kjo iniciativë është e kamotshme dhe e iniciuar më herët nga vet PDK-ja.

“Mua më vjen mirë që ka ardhur deri te fillimi i miratimit të ligjit për Gjykatën Komerciale. Sigurisht unë personalisht nuk jam ekspert i kësaj fushe dhe nuk i përkas këtij komisioni por në esencë si parti politike si PDK kemi mbështetur një gjykatë të tillë edhe ka qenë një iniciativë e jona që të bëhet një Gjykatë Komerciale për të zhvilluar më shpejtë procedurat ekonomike për arsye se shumë biznese edhe investime të huaja këtë pjesën e gjykatave tona, demokracisë që kanë krijuar deri më tani ka qenë pjesa që nuk kanë ardh me investu në Kosovë”

Lushtaku shprehet optimist se me krijimin e kësaj Gjykate do të rriten investimet e huaja në vend, teksa përmendi hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend, duke thënë se kjo ngjarje ka larguar investitorë të huaj.

“Sa do të jetë kohëzgjatja e marrjes së vendimeve mbetet prapë në përgjegjësinë dhe autoritetin e tyre sepse organet e gjykatës janë të pavarura nga ekzekutivi dhe nga legjislativi. Po në aspektin e përgjithshëm besoj që do të ketë një efikasitet edhe më të lartë edhe sigurisht një shpejtësi më të madhe në marrjen e vendimeve. Besoj që këtu  do të ketë edhe një bashkëpunim edhe me gjykata të tjera komerciale në shtetet e tjera që kemi një bashkëpunim edhe besoj që edhe kjo ish dashtë të planifikohet nga Ministria e Drejtësisë por edhe nga vetë Këshilli Gjyqësorë i Kosovës”, ka thënë Lushtaku.

Por Rreze Hoxha-Zhuja, nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike tha se kjo gjykatë nuk ka qenë e nevojshme për Kosovën, dhe nuk është përgjigje ndaj problemeve që kanë bizneset, raporton Ekonomia Online

Madje ajo tha se  kjo gjykatë nuk e adreson problemin në thellësi e që sipas saj është mungesa e specializimit edhe profesionalizmit të gjyqtarëve jo vetëm në çështjet e konteksteve komerciale mirëpo të sistemit në përgjithësi.

“Gjykata Komerciale fillimisht nuk është përgjigja ndaj problemeve që kanë bizneset , investitorë të huaj në Kosovë sidomos problemet me sistemin e drejtësisë, me drejtësinë komerciale kjo ngaqë problemi kryesor është niveli i ulët i kualitetit të vendimeve që merren me gjykatën tonë nga gjyqtarët tanë të cilat do të mbesin të njëjtë e që do të barten nga departamenti për çështje ekonomike në Gjykatën komerciale. Krijimi i Gjykatës Komerciale ka qenë reformë e cila ka qenë e panevojshme meqenëse nuk e adreson problemin në thellësi e që është mungesa e specializimit edhe profesionalizmit të gjyqtarëve jo vetëm në çështjet e konteksteve komerciale mirëpo në sistem në përgjithësi”, u shpreh ajo.

Po ashtu Hoxha-Zhuja shtoj se kjo gjykatë është një përseritje e asajë të vitit  2010 ligji i së cilës ka hyrë në fuqi në vitin 2013, e cila ishte shkrirë brenda departamentit për çështje ekonomike në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

“Gjykata Komerciale do ta ketë selinë e sajë në Prishtinë e njejta do të ketë kompetencë territoriale për të gjithë territorin e vendit. Themelimi i Gjykatës Komerciale na kthen mbrapa 10 vite kjo ngaqë para reformimit më të madh që i ka ndodh sistemit të drejtësisë në vitin 2010 e që pastaj është aktualizuar në vitin 2013 kur ka hyrë në fuqi ligji. Kosova ka pasur një gjykatë ekonomike e cila për shkak të rrethanave të asaj kohe dhe suksesit është vendosur që e njejëta të shkrihet brenda departamentit për çështje ekonomike në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Me krijimin e Gjykatës Komerciale do të duhet staf shtesë dhe kjo ka qenë njëra ndër arsyet pse është krijuar kjo gjykatë meqenëse është konsideruar se gjyqtaret aktual që janë angazhuar tek departamenti për qështje ekonomike nuk janë të mjaftueshëm me qenë se janë vetëm 5 gjyqtar. Kuptohet se me krijimin e Gjykatës do të rritet numri i gjyqtarëve , bashk me rritjen e gjyqtarëve do të rritet edhe numri i stafit tjeter profesional dhe administrativ e cila do të ketë kosto shtesë edhe për buxhetin e Kosovës”, ka thënë ajo.

Kurse njohësi i çështjeve ekonomike, Mustafë Kadriajnë një intervistë për Ekonomia Online  tha se kjo gjykatë është diçka e mirë për komunitetin biznesor, ku shprehet optimist për jetësimin e saj.

Madje ai shtoi se Kosova ka mjaftueshëm kuadro të specializuara vetëm se u duhet ndonjë trajnim për të qenë të aftë për të shqyrtuar lëndët biznesore.

“Është një diçka e mirë që mundet me ju ofru komunitetit biznesor në Kosovë, po ashtu edhe investitorëve të jashtëm, po ashtu presim se a do të jetësohet sepse jemi mësuar si qytetarë që të na servohen vazhdimisht ligje dhe vendime të mbipopulluara por thjeshtë jofunksionale për faktin se nuk janë jetësuar dhe në këtë drejtim ka çaluar vazhdimisht funksionimi i Kosovës si shtet dhe menjëherë krijohet përshtypja s vetëm krijojmë ligje dhe bëjmë vendime të krijojmë institucione sa për sy e faqe që të dalim para miqve ndërkombëtar që ne po bëjmë diçka por krejt është në pyetje jetësimi por tani e tutje sa do të jetësohet”, ka thënë Kadriaj.

Tutje ai shtoi se Gjykata Komerciale do të ketë një lehtësi të madhe për të sjellur investimet e huaja në vend pasi që investitorët nuk kanë nevojë të flasin me individ por procedurat i kryejnë përmes gjykatës.

“Investitorët e jashtëm flasin dhe vendosin përmes ligjeve në fuqi, po ashtu edhe institucioneve sepse ata ju drejtohen institucioneve dhe jo njerëzve jo formal apo të kontaktit, dhe në këtë drejtim një prej atyre institucioneve qe duhet ti drejtohet çdo biznes duhet të jetë Gjykata Ekonomike që është diçka e nevojshme dhe duhet të jetë edhe si kurrikulë nëpër fakultete që të njihet më shumë e drejta tregtare nga juristet  e ardhshëm që duhet të përgatiten se si ti qasen edhe si zyrtar në kuadër të Gjykatës Ekonomike por edhe si avokat në të ardhmen”, ka thënë ai.

Pas krijimit të këtij instituti gjyqësor, të gjitha kontestet lidhur me çështjet ekonomike dhe konfliktet administrative në kontestet ekonomike, do të jenë nën kompetencën e Gjykatës Komerciale.

Të ngjashme