‘Golden Eagle’ merr pjesë në panairin ‘Gulfood’ në Dubai

Prishtinë | 21 Shk 2019 | 14:01 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësues të kompanisë “Frutex” janë duke marrë pjesë në panairin “Gulfood”, i cili është duke u mbajtur në Dubai.

Kompania “Frutex” ka theksuar se pjesëmarrja në këtë panair do të rezultojë me zgjerimin e tregut të kësaj kompanie.

“Të përfaqësuar nga Xhavit Palushi dhe Betim Kryeziu e themeluar në vitin 1994 dhe e rindërtuar mbas luftës në Kosovë në vitin 1999, firma ‘Frutex’ me pronarë FA: Palushi, që nga viti 2006 nxori në treg pijen energjike ‘Golden Eagle’. ‘Golden Eagle’ falë cilësisë së shpejti u bë pija më e preferuar energjike në Kosovë e tanimë eksportohet edhe në shumë shtete të botës, deri në Afrikën e largët. Pjesëmarrja e ‘Golden Eagle’ në panairin ‘Gulfood’ në Dubai, krijoi mundësi të reja për një prezantimin ndërkombëtarë të përmasave të gjëra, e cila me siguri do rezulton me arritjen e shumë kontratave dhe zgjerimin e tregut për ‘Golden Eagle’”.

“Teknologjia moderne e instaluar ne vitin 2008, me një kapacitet prodhimi prej 15.000 kanaçe në orë dhe stafi profesional i cili garanton cilësinë e kësaj pije energjike janë vetëm dy nga shumë favoret që zotëron ‘Golden Eagle’”, ka njoftuar “Frutex”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme