Goldstein: Kosova ka potenciale për zhvillim

Prishtinë | 06 Dhj 2016 | 14:54 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Një delegacion i Bankës Botërore është takuar të martën me anëtarët e Komisionit për Zhvillim Ekonomik.

Drejtoresha e Bankës Botërore për vendet e Evropës Juglindore, Ellen Goldstein, ka deklaruar se Kosova ka potenciale të mëdha për zhvillim ekonomik.

“Fokusi i Bankës Botërore në Kosovë është shtimi i produktivitetit dhe konkurrenca globale. Pas pavarësisë, Kosova ka punuar mirë dhe kjo ka mundësuar dhe shtimi e të ardhurave, mirëpo edhe pse ky shtim është i vogël prapë ju keni arritur një konvergjencë”.

“Jam e lumtur që Kosova ka arritur ta nënshkruajë Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit. Ju jeni një shtet i ri dhe keni potenciale të mëdha. Ju keni mundësi të investoni dhe në arsim, pasi investimi më i fuqishëm ekonomik është investimi në arsim”, u shpreh Goldstein.

Të ngjashme