Gratë ndërmarrëse të pakënaqura, po bëhen dallime gjinore në vendet ku punojnë

Prishtinë | 27 Qer 2019 | 18:25 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Për nder të Ditës Botërore të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme, VentureUP sot ka organizon panel diskutimi me temën “Gratë dhe Ndermarrësia”.

Arta Shehu-Zaimi, nga kompania “LabBox”, tha se përmes storieve të grave ndërmarrëse, femrat mund të shpjegojnë se si të bëhen lidere të së ardhmes.

“Në rrugë time si ndërmarrëse nuk jam bërë ndërmarrëse se ose kam mendu me u bë e tillë por një ditë e kam parë qe jam bërë. Kam fillu që ta hap një biznes të vogël bashkë me motrën time. Ani pse nuk ka qenë një rrugë e lehtë. Vullneti ka qenë që non sot kam kërkar të gjej përgjigje. Sfidë e kam pasë sepse jam marrë me një akrivitet që se kam njoftë përpara pasi kam qenë unë e vetmja femër. Përmes storieve tona ne mund të tregojë se si kemi qenë menagjere dje dhe si mundemi me u bo lidere nesër”, tha Shehu-Zaimi.

Ndërsa Donjeta Sahatciu nga organizata “Rrota”, tha se kur ajo kishte filluar me punën e saj, sfidë për të ka qenë pasi ajo kishte qenë e vetmja femër në projektin që e përfaqësonte.

“Në fillim ka qenë sfidë me qenë pjesë e gjinisë që jam dhe ka qenë e pakuptueshme pse është aq e theksume kjo punë. Për mua sfidë ka qenë kur kemi pasë një takim me një institucion qeveritar, aty kam qenë e vetmja femër, gjatë takimit sekretari i atij institucioni më tha “A vonohet edhe shumë shefi”, mandej unë u mundojsha me gjetë qetësinë që me i tregu atij që unë jam ajo që e kërkon. Vetë numri i aktiviteteve që ju po merrni pjesë e ndihmon këtë far perceptimi, ne jemi ajo e ardhmja që duhet me e ndryshu këtë përceptim. Sfidë tjetër është puna me njerëz, 90 përqind të ditës mu mkalon dita tu u marrë me njerëz. Ekipi duhet të motivohet se cila është vlera e të punuarit më ekip. Ekziston një dallim i madh me qenë një menaxhere dhe një lidere”.

Të ngjashme