Gratë ndërmarrëse trajnohen për promovimin e bizneseve të tyre

Prishtinë | 30 Mar 2021 | 17:10 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

PR Solutions ka organizuar gjatë të martës trajnimin “Marrëdhënie me publikun/marketing digjital”, për të mbështetur gratë ndërmarrëse për krijimin e një strategjie për promovimin e bizneseve të tyre, raporton Ekonomia Online.

Sipas drejtoreshës së “PR Solution”, Sherife Kqiku- Vishaj, interesimi i grave në për këtë trajnim ka qenë i madh.

“Meqë jemi në muajin mars dhe ky muaj po synojmë që të jetë një muaj për të mbështetur gratë në çfarëdo forme në këtë rast edhe PR Solution e ka realizuar një projekt me të cilin po synojmë që të mbështesim gratë ndërmarrëse. Për këtë projekt kemi organizuar një konsulencë apo trajnim me disa gra të cilat udhëheqin biznes, pra janë ndërmarrëse dhe do të prekim tema që kanë të bëjnë me PR dhe Marketingun Digjital”, është shprehur ajo për Ekonomia Online.

Kqiku- Vishaj ka treguar se për shkak të gjendjes pandemike, trajnimi do të mbahet me vetëm 50 gra.

“Pjesëmarrëse sot në këtë konsulencë kemi përafërsisht rreth 50 gra, e që numri i të interesuarve ka qenë akoma më i madh por për shkak të kushteve që ndodhemi tani në pandemi nuk e kemi pasur mundësinë e thirrjes të të gjitha grave, por synojmë që në të ardhmen të organizojnë edhe konsulenca e trajnime tjera për të përmbushur nevojat e grave që janë ndërmarrëse” ka shtuar ajo.

Pikë kyçe sipas Kqiku-Vishajt e këtij trajnimi është përdorimi i rrjeteve sociale për promovimin e bizneseve për gra.

“Pikat që do të trajtohen në kuadër të PR dhe Marketingut digjital do të jenë se si të krijohet një strategji e mirëfilltë për të promovuar biznesin, më pas do të kemi tema të ndryshme se cilat janë mjetet për të zhvilluar biznesin dhe do të ndalemi më tepër te rrjetet sociale sepse aktualisht janë një ndër format kryesore të promovimit të bizneseve dhe promovimit në përgjithësi” ka thënë ajo.

Një nga pjesëmarrëset në trajnim ishte edhe Blerina Elshani, e cila posedon një sallon bukurie në Drenas.

Elashani ka treguar për EO se nga ky trajnim pret që të mësoj strategji komunikimi me klientë.

“Për këtë seminar jam njoftuar përmes një foto në Facebook. Shpresoj që ky seminar ka me më ndihu shumë në komunikimin me klientë, në strategji të komunikimit me klientë. Zakonisht kam problem kur kam një ditë më të stresuar e të ngarkuar, sidomos në sezon, andaj na duhet një strategji më e mirë komunikimi me klientë”, u shpreh ajo.

No description available.
No description available.
No description available.

Të ngjashme