Guvernatori i BQK-së: Rënia ekonomike deri në 7.2%, remitencat deri në tetor 796.5 milionë €

Prishtinë | 22 Dhj 2020 | 11:32 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, tha se kanë arritur që me sukses të përmbushin objektivat, edhe përkundër sfidave me pandeminë, raporton Ekonomia Online.

Madje ai tha se sektori bankar është shndërruar në shtyllë për bizneset dhe individët që kishin nevojë.

“BQK-ja ka arritur me sukses të realizojë të arriturat e saj duke siguruar një sistem financiar të qëndrueshëm, dhe bëri që sektori financiar të jetë shtyllë kryesore për bizneset”.

Sipas tij, në bazë të parashikimeve rënia ekonomike këtë vit do të jetë 7.2% që paraqet rënien më të madhe në 20 vjetët e fundit.

“Edhe në Kosovë masat e ndërmarra ndikuan në mënyrë të drejtpërdrejt në ekonomi dhe sipas parashikimeve ekonomia e Kosovës pritet që të shënoj një rënie prej 7.2% që paraqet rënien më të madhe në 20 vitet e fundit”.

Kurse ai tha se remitencat deri në tetor kanë shënuar rritje prej 12.9% duke mbërritur vlerën e 796.5 milionë eurove, raporton EO.

“Sipas parashikimit në vitin 2020 rënie ekonomike parashihet të jetë 7.2%, kjo është goditja më madhe që ka pasur ekonomia”.

“Pavarësisht se edhe ata u ballafaquan me pandeminë, vlera e remitencave ka arritur në mbi 796 milionë euro. Ndikim të rënies ekonomike shkaktuan edhe masat e mbylljes së kufijve me vendet e tjera deri në shtator shpenzimet e jo residentëve në Kosovë ishin 470 milionë euro”.

“Në këtë kohë të vështirë për ekonominë vlera e remitencave ishte mbi 796 milionë euro. Me rënie u karakterizua edhe importi i shërbimeve duke shënuar rënie prej 44.7%, vlera e përgjithshme e eksportit ishte 1.1 miliard. Një rritje prej 22,4% kanë pasur edhe llogarit që kanë qasje në E-Banking”.

Të ngjashme