Guvernatori Mehmeti: Coronavirusi do të ndikojë në rënien e të hyrave, investimeve e fuqisë blerëse

Prishtinë | 03 Pri 2020 | 11:40 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, deklaroi se vendi përveç shëndetësisë duhet të fokusohet edhe në pasojat që mund të sjellë në ekonomi përhapja e Coronavirusit, raporton Ekonomia Online.

Sipas Mehmetit, shkalla e madhe e mbylljes së bizneseve do të ndikojë në rënien e investimeve, konsumit dhe fuqisë blerëse.

“Përpjekja është përqendruar në jetën e njerëzve është koha që të fillojmë të punojmë edhe në ekonomi për pasojat. Shpëtimi i ekonomisë do të ndikojw edhe në mirëqenien qytetare”.

“Në kuadër të masave të ngjashme me vendet e tjera, Kosova ka një shkallë të madhe të mbylljes, kjo ka ndikuar në aktivitete dhe mund të shtyje bizneset drejt dështimit. Përveç vendit të punës do të ndikoj edhe në rënien e fuqisë blerëse, konsumit dhe investimeve. Një nga sektorët që pritet të goditet nga Pandemia Covid 19 është edhe eksporti”.

Ndërkaq, kategoria e cila pritet të ruajë më tepër qëndrueshmërinë gjatë kësaj periudhe janë shpenzimet publike, rrjedha e të cilave në ekonomi pritet të zbusë deri në një masë efektet negative nga kanalet e lartpërmendura.

Mes tjerash, ai njofto se vendi do të ketë rënie edhe në të hyrat buxhetore.

“Kosova është e varur nga remitencave, kemi rënie të këtij burimi që ka rëndësi për ekonominë e vendit. Nga 4.5% kemi rënie në 3.6% të rëmitencave. Pako e miratuar nga Qeveria pritet të jetë një ineksion. Pavarësisht kësaj pritet të kemi rënie të të hyrave buxhetore”.

“Kemi qenë në kontakt të vazhdueshme me Bankën Evropiane dhe Odat Ekonomike e Qeverinë sa i përket pasojave ekonomike nga kjo krizë”, ka thënë ai.

BQK-ja bëri të ditur një varg masash të marra për shpëtimin e ekonomisë së vendit nga situata e krijuar nga virusi.

Me tej, Mehmeti siguroj qe vendi nuk do të ketë problem me paratë e gatshme. Derisa u bëri thirrje qytetarëve që mos të bëjnë përdorimin e tyre, por të bëjnë pagesa përmes kartelave bankare.

Ai edhe njëherë sqaroi se bankat në asnjë rast nuk duhet të rritin tarifat për kryerjen e shërbimeve.

“Do të sigurojmë një sistem efikas të pagesave përfshirë edhe komunat e izoluara. Kemi një buxhet të mirë me paratë të gatshme. Bankat kanë likuiditet të mjaftueshëm dhe nuk do të ketë problem me parat të gatshme. Kemi bërë edhe dizenfektimin e tyre duke e ditur se ka transfer të shumëfishtë. Lus qytetarët që sa më pak të përdorin paratë e gatshme dhe të paguajnë përmes kartelave”.

Mehmeti me tutje tha se kësti i kredive do të shtyhet edhe për muajin prill, siç tha ai pas krizës këstet do të shpërndahen në proporcion përgjatë muajve, raporton EO.

“Për të gjithë qytetarët kësti i kredive do të shtyhet edhe për muajin prill, nëse vazhdon kjo situatë do të shtyhet. Kësaj llogaritet, por do të ndahet në proporcion gjatë muajve në vijmë pas krizës”.

“Gjatë kësaj periudhe nuk aplikohet për kredi. Bankat nuk do të rrisin tarifat në këtë kohe. Do të vazhdojmë të qëndrojmë nga afër për të kontribuar në shërbimet e ekonomisë”, u shpreh ai.

Fotografia e Banka Qendrore e Republikës së Kosovës - Faqja Zyrtare

Të ngjashme