Guvernatori Mehmeti takoi Komisioneren për Informim dhe Privatësi, Sogojeva Dermaku

Prishtinë | 07 Mar 2022 | 17:45 | Nga Ekonomia Online

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka pritur në takim Komisioneren për Informim dhe Privatësi znj. Krenare Sogojeva-Dermaku.

Në takim, Guvernatori Mehmeti dhe Komisionerja Sogojeva-Dermaku u dakorduan që të rritin nivelin e bashkëpunimit dhe koordinimit të aktiviteteve dhe veprimeve në kuadër të fushë veprimtarive, kompetencave dhe autorizimeve të të dyja institucioneve.

Mes tjerash, dy institucionet u pajtuan për ngritjen e mekanizmave koordinues të cilët do të jenë në komunikim të vazhdueshëm për çështje të interesit të përbashkët në zbatim të legjislacionit dhe autorizimeve që kanë institucionet tona.

Të ngjashme