Guvernatori Mehmeti takoi Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi

Prishtinë | 26 Shk 2019 | 15:21 | Nga Ekonomia Online

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, gjatë vizitës në Shkup, ka takuar Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

Guvernatori Mehmeti e ka informuar Xhaferi lidhur me zhvillimet në ekonominë dhe veçanërisht në sistemin financiar të Republikës së Kosovës, duke potencuar stabilitetin makroekonomik dhe rolin e rëndësishëm të sistemit financiar në mbështetjen e rritjes së qëndrueshme të ekonomisë së vendit.

Po ashtu, Guvernatori Mehmeti vlerësoi lart bashkëpunimin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës me Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe shprehi përkushtimin e tij për thellim të mëtejmë të bashkëpunimit, në të gjitha fushat e nevojshme për avancimin e veprimtarisë së bankave qendrore.

Nga ana tjetër, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut falënderoi Guvernatorin Mehmeti për vizitën dhe e përgëzoi për punën e mirë të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës në sigurimin e një sistemi financiar stabil dhe në mbështetje të stabilitetit dhe zhvillimit të ekonomisë së Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme