Guvernatori Mehmeti uron Ambasadorin Kosnett për Ditën e Pavarësisë, 4 Korrikun

Prishtinë | 04 Kor 2021 | 11:17 | Nga Ekonomia Online

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka uruar Ambasadorin Philip S. Kosnett për 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në mesazhin e urimit Guvernatori Mehmeti u shpreh se populli i Kosovës është krenar me bashkëpunimin që ka me popullin mik amerikan, që është aleati jonë më i rëndësishëm në të gjitha përpjekjet tona për arritjen e lirisë dhe barazisë.

Me këtë rast, Guvernatori Mehmeti ka falënderuar SHBA-të për ndihmën e vazhdueshme dhe mbështetjen e pakursyer e shumëdimensionale dhënë për Republikën e Kosovës dhe Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës.

“Prandaj, është kënaqësi për mua t’ju uroj 4 korrikun, datë që simbolizon paqen dhe unitetin në të gjithë botën. Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe marrëdhëniet midis dy vendeve tona”, thuhet në mesazhin e urimit të Guvernatorit Mehmeti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme