Guvernatori Mehmeti uron Ditën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës

Prishtinë | 08 Pri 2021 | 14:36 | Nga Ekonomia Online

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka uruar të gjithë qytetarët për Ditën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Në mesazhin e urimit, Guvernatori Mehmeti ka thënë se akti më i lartë juridik i vendit, i miratuar para 13 vitesh, ka vulosur pavarësinë e Kosovës dhe ka mundësuar konsolidimin e shtetit dhe krijimin e vlerave për një shoqëri të barabartë për të gjithë qytetarët e vendit.

Guvernatori Mehmeti ka thënë tutje se Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, i përcaktuar si institucion i pavarur me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, do të vazhdojë të angazhohet për t’i siguruar vendit një sistem financiar të qëndrueshëm i cili i shërben stabilitetit dhe zhvillimit të ekonomisë së vendit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme