Guvernatori Mehmeti uron Ditën Ndërkombëtare të Bankave

Prishtinë | 04 Dhj 2020 | 09:06 | Nga Ekonomia Online

Në Ditën Ndërkombëtare të Bankave, Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka vlerësuar lartë kontributin e sektorit bankar në mbështetje të zhvillimit ekonomik, sjelljes së inovacionit dhe modernizimit të vazhdueshëm të shërbimeve.

Përgjatë viteve, sektori bankar i Republikës së Kosovës është zhvilluar me një ritëm të shpejtë, në hap me standardet bashkëkohore të bankingut duke avancuar në mënyrë të vazhdueshme shërbimet financiare për ekonominë e vendit, duke ruajtur qëndrueshmërinë financiare si dhe besimin e lartë të publikut.

Roli shumë i rëndësishëm i sektorit bankar për ekonominë e vendit u dëshmua edhe gjatë këtij viti sfidues për shkak të pandemisë, ku sektori bankar pati një rol kyç në lehtësimin e efekteve negative për ekonominë e vendit duke u ofruar lehtësira kredimarrësve në pagesën e kredive si dhe duke siguruar vazhdimësinë e rrjedhës së kredisë drejt ekonomisë së vendit.

Më 19 Dhjetor 2019, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën 74/245, e cila përcaktoi 4 dhjetorin si Ditë Ndërkombëtare të Bankave përmes të cilës njihet potenciali i rëndësishëm i bankave në zhvillimit në financimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe sigurimin e ‘know-how’ dhe gjithashtu në njohjen e rolit jetësor të sistemeve bankare në Shtetet Anëtare për të kontribuar në përmirësimin e standardit të jetesës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme