Guvernatori Mehmeti uron Ditën Ndërkombëtare të Remitancave Familjare

Prishtinë | 15 Qer 2021 | 17:23 | Nga Ekonomia Online

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës Fehmi Mehmeti ka uruar 16 Qershorin Ditën Ndërkombëtare të Remitancave Familjare, e cila për Kosovën paraqet një rëndësi të veçantë.

“Remitancat vazhdojnë të luajnë një rol shumë të rëndësishëm për familjet kosovare. Falë kontributit të pandërprerë të mërgimtarëve tanë, ata kanë ndihmuar familjet e tyre në vendlindje, duke ndikuar njëkohësisht edhe në zhvillimin ekonomik të vendit tonë. Vitin e kaluar mërgimtarët tanë që jetojnë dhe veprojnë në shumë vende të botës, kanë dërguar në Kosovë rreth 1 miliard euro. Trendi pozitiv i remitencave ka vazhduar edhe në tremujorin e parë të këtij viti”, ka shkruar Guvernatori Mehmeti në mesazhin e urimit.

16 Qershori është caktuar si Dita Ndërkombëtare e Remitancave Familjare.
Ajo u shpall unanimisht nga të gjitha 176 Shtetet Anëtare të Fondit Ndërkombëtar për Zhvillimin e Bujqësisë në Shkurt 2015 dhe është njohur nga qeveritë, rregullatorët, institucionet financiare dhe organet e zhvillimit çdo vit që nga ajo kohë.

Të ngjashme