Guvernatori Mehmeti uron ShBA-të për Ditën e Pavarësisë, 4 Korrikun

Prishtinë | 04 Kor 2020 | 14:44 | Nga Ekonomia Online

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë.

Në mesazhin e urimit dërguar Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë, Guvernatori Mehmeti ka thënë se kjo datë gjithkund në botë e bashkon popullin amerikan, por na bashkon edhe ne popullin e Kosovës kudo që jemi, për ta festuar këtë datë të rëndësishme të shtetit dhe popullit mik amerikan, aleatit tonë më të rëndësishëm në të gjitha përpjekjet tona për liri, barazi dhe dinjitet.

“Përfitoj nga rasti që të shpreh mirënjohjen time dhe të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për mbështetjen dhe ndihmën e pakursyer dhe shumëdimensionale që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë Republikës së Kosovës dhe Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në veçanti. Prandaj, është kënaqësi e vërtetë për mua t’ju uroj Ditën e Pavarësisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ditë që simbolizon paqen dhe unitetin në të gjithë botën. Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe marrëdhëniet midis dy vendeve tona”, thuhet në mesazhin e urimit të Guvernatorit Mehmeti.

Të ngjashme