Hajdari: Gjatë 2021-ës u rrit eksporti i mallrave të Kosovës, investimet e huaja kanë qenë gati 500 milionë €

Prishtinë | 29 Mar 2022 | 12:01 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Gjatë vitit 2021 niveli i eksporteve të mallrave të Kosovës është rritur për 62 për qind, ndërsa investimet e huaja kanë qenë gati 500 milionë euro, raporton Ekonomia Online.

Këto shifra i ka paraqitur ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, para anëtarë të Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.

Ajo ka folur për punën e ministrisë për vitin 2021 dhe planin e punës për vitin 2022, për projektligjet e miratuar nga kuvendi dhe projektligjet që janë në proces të miratimit.

Ministrja Hajdari tha se MINT ka 6 objektiva.

“Objektivi i parë është përmirësimi i mjedisit të të bërit biznes dhe zhvillimi i konkurreshmërisë në sektorin privat; objektivi dytë është zhvillimi i politikave tregtare dhe industriale me qëllim përmirësimin e bilancit tregtarë; objektivi i tretë – mbështetja e bizneseve; objektivi katër – zhvillimi e qëndrueshëm nëpërmjet turizmit; objektivi pesë – promovimi dhe përkrahja e investimeve; dhe objektivi i gjashtë – përmirësimi i infrastrukturës së cilësisë, përfshirë edhe mbrojtjen e konsumatorit”, tha ajo.

E kryetari i komisionit, Ferat Shala kërkoi të di për udhëzimin administrativ që e rregullon sektorin e naftës dhe për subvencionimin e bujqve me naftë.

“Patëm veprime qeveritare që identifikuan që kemi pas defekte në këtë sektor, a do të ishte më mire që të kishim një shënjëzim dhe këto mundësi mos t’u jepen atyre që të keqpërdorin. Cili është mendimi juridik e teknik që subvencionimi i naftës ta kemi ashtu siç është planifikuar për bujqit e të kos kemi keqpërdorime”, pyeti Shala.

Ministrja Hajdari tha se markimi i naftës është një problem i trashëguar. Ndërsa tha se problemi duhet të zgjidhet në doganë dhe jo te konsumatori.

“Ne kemi trashëguar një proces me udhëzim administrativ i ngushtë dhe pa bazë ligjore për naftën i cili nuk e kishte par shikimin e markimin e naftës. Ne kemi anuluar pjesërisht udhëzimin administrativ për t’u ulur me palën kontraktuese për të biseduar”

“Ne nuk duhet ta marrim problemin te konsumatori por duhet ta adresojmë problemin te hyrja në doganë. Kemi vlerësuar të gjitha aspektet e kualitetit të naftës dhe kemi ardhur në përfundim se kemi problem me hyrjen e naftës më treg.“

“Për naftën për bujqësi nuk kemi problem, kemi problem te importi naftës për qëllime bujqësore. E kemi mekanizmin i cili veçse është hyrë në fuqi dhe po i mbledhim raportet nga laboratorët duke përfshirë doganën,  laboratorin e ministrisë, nga këto palë do t’i shohim parametrat se si do të vijnë. Dhe pastaj sipas ligjit do tu adresojmë këto manipulime në treg”, tha ministrja Hajdari.

Duke parë rrezikun e përshkallëzimit të mëtejmë të luftës në Ukrainë, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka marrë një përgjigje pozitive nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës sa i përket importit të grurit në të ardhmen edhe nga ShBA-të.

Ministrja Hajdari, deklaroi se Kosova mund të jetë blerës i ardhshëm i grurit amerikan.

“Kosova nuk ka pasur varësi për import të grurit nga Ukraina, por nga Serbia. Por, fatmirësisht kemi marrë përgjigje pozitive nga shtetet e perëndimore dhe nga ShBA-të për mundësinë e importit të grurit nga këto shtete. Pra, Kosova mund të jetë blerës i ardhshëm i grurit amerikan”, tha ajo.

Hajdari po ashtu theksoi se vendi duhet të përgatitet për rritjen e Rezervës shtetërore.

E kryetari i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala kërkoi raport të veçantë për Rezervën shtetërore nga ministrja Hajdari.

Ndërsa, deputeti Shala kërkoi raport për rezervat shtetërore, dhe siç tha ai për shpenzimet e shumës prej 10 milionë euro të ndara nga Qeveria.

Ministrja Hajdari sot nuk ishte në gjendje të raportojë lidhur me këtë çështje, por premtoi se në një mbledhje të ardhshme do të raportojë për Rezervën shtetërore, që sipas saj menjëherë pas armatimit, sekret shtetërore mbetet Rezerva shtetërore ashtu siç është e përcaktuar me ligj.

Të ngjashme