Hajdari kritikon Qeverinë e kaluar për gjendjen e punëtorëve në sektorin privat

Prishtinë | 01 Maj 2020 | 14:45 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), Rozeta Hajdari, ka mbajtur konferencë për medie, me rastin e1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, raporton Ekonomia Online.

Hajdari me këtë rast tha se kanë trashëguar probleme nga e kaluara që lidhen me gjendjen e rëndë të punëtorëve.

Ajo tha se si shkak i pandemisë janë duke u përballur me gjendje jo të mirë ekonomike. Hajdari ka thënë se si ministri kanë trashëguar probleme nga qeverisjet e kaluara.

“Jemi duke u përballur me gjendjen më të rëndë ekonomike që nga paslufta. Neve na shpëton puna e punëtorëve dhe përkushtimi i tyre që janë aseti kryesor, e jo kapitali i milionerëve”.

“Mund të them se Qeveria Kurti përmes pakos fiskale ka minimizuar dëmet që mund të ndodhin për punëtorët. Prandaj unë sot kam në mendje veprimtaritë që kemi mbyllur gjatë kësaj kohe si shkak i pandemisë”, tha ajo.

Hajdari tha se kanë marrë masa në mënyrë që të krijojnë kushte për të përmbushur nevojat e punëtorëve të cilët nuk mund të paguhen nga ndërmarrësit.

Për pakon e rimëkëmbjes ajo tha se janë duke biseduar me bizneset, odat përkatëse dhe sindikatën e sektorit privat, raporton EO.

“Jemi në proces të draftimit të Ligjit të Punës që të përmirësohen kushtet e punës. Kemi planifikuar edhe rritjen e inspektorëve të punës që të sigurojmë respektimin e drejtave të punëtorëve”, tha ajo.

Ndërsa, zëvendësministri Edison Jakurti tha se Kosova ka papunësinë më të lartë, por as me punësim nuk zgjidhen problemet e tyre, meqë të njëjtit nuk kanë as sigurim shëndetësor e as kontrata.

“Çdo i katërti i ri punon pa kontratë, mbi 72 për qind punojnë edhe të shtunave. Kjo duhet dhe do të ndryshojë”.

“Pa punë nuk ka kapital, por me kapital dhe me punë nuk mund të shpëtojmë nga pandemia”, u shpreh ai, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme