Hajdari paralajmëron çmim “tavan” për produktet e bukës, sikurse për derivatet e naftës

Prishtinë | 13 Kor 2022 | 11:46 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari bashkë me Shoqatën e Mullisëve të Kosovës, kanë mbajtur konferencë për media, ku u diskutua për rritjen e çmimeve të produkteve esenciale, raporton Ekonomia Online.

Ministrja Hajdari u shpreh e shqetësuar për rritjen e çmimit të bukës, që ka arritur deri në 60 cent në disa vende, siç njoftoi ajo, teksa tha se kjo çështje duhet adresuar sa më parë.

“Duke e pasur parasysh rritjen e çmimit të bukës, në Prizren, Pejë e disa markete e furra që ka shkuar deri në 60 cent. E dimë që jemi të ekspozuar te importi, por kjo nuk do të thotë qe duhet të lejojmë për një qëllim të një marzhe të fitimit. Kjo është një brengë që duhet ta adresojmë… Ne veç se po e analizojmë situatën më treg, për analizën e çmimeve të produkteve esenciale”, u shpreh ajo.

“Nga të dhënat e doganës, ndonëse kemi rritje të çmimit në furra të bukës, po çmimet që vijnë në doganë të grurit dhe miellit janë në rënie, 7% zbritje bazuar nga evidenca e doganës. Kjo është konfirmuar edhe nga grupi punues i MINT dhe Ministrisë së Financave.”

Ajo gjithashtu njoftoi se 70% e nevojave të tregut mund të mbulohen nga prodhuesit vendor.

“Sot në takim me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, ne e kemi konsultuar edhe raportin e gjelbër që referon që më shumë se 70% e tregut mund të mbulohet nga fermerët vendorë.”

“Presim korrjet të përfundohen, dhe të shohim se sa do të ketë më shumë sivjet grurë. Por është garanci që 70% furnizimi i tregut do të mbulohet nga tregu vendor kjo falë subvencioneve.”

Tutje, Hajdari foli edhe për rritjen e çmimit të naftës, me ç’rast tha se janë marrë të dhënat për importuesit dhe çmimet e tyre, raporton EO.

“Për rastin e çmimit të naftës ne kemi marrë edhe importet për secilin importues të naftës, importues 52 gjithsej, sa litra dhe çfarë çmimi furnizues kanë”.

“Pas hulumtimeve nga grupi punues kemi konstatuar se marzha tregtare e artikujve esencial ka një dallim te lartë në mes të operatorëve ekonomik, ku mesatarja varion nga 8 deri në 19.4%”.

“Ne kemi emëruar edhe komisionin për mbrojtjen e konkurrencës që i hap rrugë AKK-së. Me ligjin e ri kemi për qëllim identifikimin e marrëveshjeve të fshehta”, u shpreh ajo.

LEXO EDHE:

https://ekonomiaonline.com/ekonomi/shoqata-e-mullisteve-ska-nevoje-per-shqetesim-furnizim-te-brendshem-ka-mjaftueshem/
No description available.
No description available.
No description available.

Të ngjashme